Ndërtuesit që shesin apartamente të reja duhet t’i kalojnë pronarit një policë sigurimi 10 vjeçare

E Enjte, 07 June 2018 08:18

Të gjithë ndërtuesit që shesin një pasuri të paluajtshme qoftë me funksion banimi apo biznesi duhet që t’i dorëzojnë blerësit një policë sigurimi me afat 10 vjeçar. Bëhet fjalë për ndërtimet e reja që hyjnë në tregun imobilar pasi kanë përfunduar zbatimin sipas projektit për të cilin kanë marrë lejen e ndërtimit.

Kjo kërkesë në vetvete nuk është e re,  pasi është sanksionuar me ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” në vitin 2015 por që deri më tani duket se nuk ka gjetur zbatim për shkak të mungesës së akteve nënligjore. Komisioni për Ekonominë dhe Financat ka kërkuar që Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në bashkëpunim me Ministrisë së Drejtësisë të hedhin hedhë hapat e nevojshëm që çojnë në zbatimin e kësaj pike të ligjit.
“T’i kërkohet Ministrisë së Drejtësisë që të plotësojë kuadrin e nevojshëm nënligjor duke parashikuar që kontratat e sipërmarrjes apo ato për shitjen e pasurive të paluajtshme në ndërtimet e reja, të parashikojnë kushte dhe afate për sigurimin e detyrueshëm sipas parashikimit të neni 42 pika 9 të ligjit nr.107/2014 datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” thuhet rezolutën e Komisionit për Ekonominë dhe Financat për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.
Por çfarë thotë në fakt ligji mbi detyrimin e ndërtuesve për të siguruar pasuritë e reja që kalojnë tek qytetarët.
Neni 42 pika 9 e ligjit e cila nënvizohet në rezolutën e Komisionit në Ekonomisë dhe Financave sanksionon se: njëkohësisht me lidhjen e kontratës për kalimin e pronësisë së punimeve, ndërtuesi duhet t’i dorëzojë blerësit një policë sigurimi me afat dhjetëvjeçar me përfitues blerësin/blerësit dhe me efekt nga data e përfundimit të punimeve, që mbulon dëmet e ndërtesës, përfshirë dëmet ndaj të tretëve, që rrjedhin kur, për shkak të tokës ose për defekt të ndërtimit, ndërtimi shembet tërësisht ose pjesërisht, ose paraqet rrezik të dukshëm shembjeje ose defekte të tjera të rënda, që shfaqen pas lidhjes së kontratës së kalimit të pronësisë.

Modifikuar më E Enjte, 07 June 2018 08:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...