Ndërhyrja e BSH për euron, Prodhuesit: E duhura, edhe pse e vonuar

E Enjte, 07 June 2018 08:38

Prodhuesit kanë përshëndetur nismën e marrë pak orë më pare nga Banka e Shqipërisë për të ndërhyrë në tregun e këmbimit për të blerë valutë, në përpjekje për të frenuar zhvlerësimin e euros.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë e vlerëson këte ndërhyrje si të duhurën, ndonëse të vonuar.
“Po shohim me shumë interes veprimet që ka ndërmarrë Banka e Shqipërisë gjatë ditës së sotme mbi stabilizimin e kursit valutor, ndërhyrje e së cilës është kërkuar në mënyrë të vazhdueshme nga grupet e interesit, si dhe nga ana e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë gjatë këtyre dy muajve, zëri i të cilëve u dëgjua me vonesë por megjithatë e bëri efektin. Megjithëse është një hap i vonuar, por është i vlefshëm për stabilizimin e situatës ekonomike në vend.
E kemi thënë dhe vazhdojmë ta theksojme se pasojat dhe shkaqet e zhvlerësimit të monedhës së huaj në vend mbi prodhuesit–eksportuesit vendas, janë dhe do të jenë katastrofike nëse nuk ka ndërhyrje nga instancat shtetërore. Ndërkohë që efektet pozitive pritet të shihen në vijim, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë do të vazhdojë të monitorojë situatën” thuhet në reagimin e Prodhuesve Shqiptarë.

Modifikuar më E Enjte, 07 June 2018 08:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...