Foto/ Dërgoi prokurë nga Turqia, por ish-Kryeprokurori Llalla ndodhet në Gjermani

E Enjte, 07 June 2018 11:59

Ish Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla po qëndron në Gjermani. Lapsi.al ka siguruar një foto të Llallës në një lokal në Bremen në shoqërinë e familjarëve të tij. Mësohet se në të njëjtin qytet jeton edhe motra e ish kryeprokurorit.

Fillimisht u tha se Llalla strehohej në Turqi. Shkak u bë një letër e shkruar në turiqsht, një prokurorë drejtuar Kolegjit të Apelimit (një nga organeve të vetingut), ku ai konfirmonte se përfaqësues i tij, do të ishte avokati Sokol Hazizaj.

Pasi zvëndësimit që iu bë nga mazhoranca me Arta Markun, Llalla nuk pranoi të rikthehej në sistemin e drejtësisësi prokuror i thjeshtë dhe u dorëhoq me një letër dërguar presidentit.

Pavarësisht se nuk është pjesë e sistemit të drejtësisë, vazhdon të jetë në diskutim çështja nëse Adriatik Llalla duhet t’i nënshtrohet vetingut apo jo. Vendimi i parë i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte që ish kryeprokurori nuk do t’i nënshtrohet vetingut, por pas ankimimit të Komisionerit Publik, një vendim i dytë pritet të merret nga Kolegji i Apelimit.

Në vitet e fundit në detyrë, Llalla u përfshi në një debat të fortë me ambasadorin amerikan Donald Lu, të cilin e quajti sorosist dhe akuzoi për ndërhyrje në çështje që ishin nën hetim. Nga ana tjetër, amabsadori Donald Lu e ka quajtur ish kryeprokurorin të korruptuar, madje ka paralajmëruar arrestimin e tij. /Lapsi.al/

Modifikuar më E Enjte, 07 June 2018 12:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...