Deputetët e Kosovës vlerësojnë auditimin e KLSH-së mbi bashkimin doganor

E Enjte, 07 June 2018 19:14

Kryetari i KLSH-së Bujar Leskaj zhvillon një takim me deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës

Në datën 7 qershor 2018, Kryetari i KLSH-së, z.Bujar Leskaj zhvilloi në ambientet e Kontrolli të Lartë të Shtetit një takim me deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Nait Hasani, Deputet i GP të Partisë Demokratike të Kosovës, z.Muharrem Nitaj Deputet i GP të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zj.Albulena Balaj - Halimaj Deputete e GP të NISMA Socialdemokrate, z.Dardan Molliqaj, Deputet i GP të Partisë Socialdemokrate, z.Naim Jakaj, Këshilltar i Nënkryetares së Kuvendit dhe z.Kreshnik Gashi, Kryetar i Bordit të ARKEP-it, Kosovë. Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasador i Republikës se Kosovës ne Republikën e Shqipërisë, SH.T.Z. Syle Ukshini. Deputetët nga Kosova u njohën nga Kryetari i KLSH-së me mënyrën e funksionimit të institucionit që bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e KLSH-së” që është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në nëntor të vitit 2014. Ky ligj është në përputhje të plotë me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit. Gjatë këtyre viteve KLSH është modernizuar dhe është fokusuar drejt auditimeve të Performancës dhe atyre financiare, stafi i KLSH-së është rritur shumë profesionalisht dhe kjo falë edhe shkëmbimit të eksperiencave me Institucionet Homologe Europiane të Auditimit me të cilat KLSH ka nënshkruar edhe marrëveshje bashkëpunimi (deri tani  16 marrëveshje të tilla).

 Zoti Leskaj theksoi dhe nënvizoi faktin që marrëveshja e parë e bashkëpunimit që ka nënshkruar  është ajo me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës (ZKA) në vitin 2012 dhe me këtë zyrë ka bashkëpunimin më të mirë, falë traditës sonë, historisë dhe vullnetit të Audituesit ët Përgjithshëm të Kosovës, z.Besnik Osmani.

Në qendër të bisedimeve ishte diskutimi i raportit të Auditimit të ushtruar nga KLSH, gjatë vitit 2017 lidhur me “Unifikimi i pikave doganore të Shqipërisë me Kosovën”, auditim i cili është parë me shumë interes nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ky auditim është ushtruar në subjektet: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe subjektet në varësi të saj: Dega e Doganës Kukës - Morinë dhe Dega e doganës Durrës,  duke u shtrirë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, që kanë si detyrim aktet nënligjore për konkretizimin dhe zbatimin e masave të përcaktuara në marrëveshjet e përbashkëta qeveritare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, etj., duke i kushtuar vëmendje të posaçme çështjeve që lidhen me efektivitetin e funksioneve menaxhuese, monitoruese dhe performancën e strukturave përgjegjëse të DPD dhe MF, etj. Një ndihmesë të çmuar në realizimin e këtij auditimi ka dhënë bashkëpunimi,  shkëmbimi i informacioneve dhe intervistat e zhvilluara në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës, Ministrinë e Financave të Kosovës dhe Odën Ekonomike të Kosovës. Në përfundim të auditimit, Kryetari i KLSH-së me Vendimin nr.202, datë 29/12/2017, ka adresuar 24 rekomandime të rëndësishme, si: nga ana e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të ndërmerren studime, bazuar tek feedback-et e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë e Industrisë të Shqipërisë dhe Odës Ekonomike të Kosovës, dhe të hartohet një Strategji Kombëtare e posaçme për bashkimin doganor me Kosovën, për ta veçuar Kosovën nga përgjithësimi i një bashkëpunimi me Europën Juglindore. Në grupet e përbashkëta të punës midis Shqipërisë dhe Kosovës, të parashikuara në marrëveshjet midis dy vendeve, të përfshihen edhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë e Industrisë të Shqipërisë dhe Oda Ekonomike e Kosovës, si organizata që përfaqësojnë bizneset e të dy vendeve. Me qellim të ndarjes së përgjegjësive,  rregullimit dhe krijimit të funksionalitetit brenda zonës doganore në Portin e Durrësit për të dy administratat doganore Kosovë – Shqipëri, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave të merren masa për hartimin e procedurave standarde të operimit në mënyrë që të qartësohet ku fillon dhe ku përfundon mbikëqyrja doganore e mallrave nga autoritetet respektive, në mënyrë që mos të interferohet në detyrat dhe përgjegjësit e njëra tjetrës. Në konsultim me komunitetin e biznesit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave të marrë masat e nevojshme për të finalizuar procesin e operimit të zyrës së doganës së Kosovës në Portin e Durrësit (brenda  6 mujorit të parë të vitit 2018).

Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave të marrin masa për hartimin e një studimi dhe zbatimin e tij mbi vendosjen e Portit të Shëngjinit në shërbim të Doganës së Kosovës (brenda  6 mujorit të parë të vitit 2018), etj. Zoti Leskaj bëri një përshkrim të plotë të raportit të Auditimit dhe KLSH është e hapur që të vijojë më tej punën në këtë drejtim, duke bashkëpunuar me ZKA e Kosovës dhe veçanërisht do të shikojë mundësinë që brenda këtij viti të ndjekë zbatimin e rekomandimeve të KLSH-së. Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë e falënderuan z.Leskaj për realizimin e këtij auditimi të rëndësishëm. Gjatë vizitës në KLSH, deputetët vlerësuan figurat dhe faktet simbolike dhe e cilësuan KLSH si një institucion të veçantë me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës, si edhe me simbole të personaliteteve të Kosovës. Takimi u zhvilluar në frymën e miqësisë dhe të bashkëpunimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...