Pakti/ Kërkim dhe identikim i mijëra shqiptarëve të vrarë në komunizëm, ja zonat në listë

Premte, 08 June 2018 09:26

Qeveria shqiptare miratoi mbrëmë një marrëveshje me Komisionin Ndërkombëtar për Njerëzit e Humbur (ICMP), e cila do të bëjë të mundur nisjen e kërkimeve dhe identifikimin e disa mijëra shqiptarëve të cilët u vranë apo u zhdukën gjatë regjimit komunist. Për momentin nuk ka një shifër të saktë zyrtare se sa është numri i këtyre personave.

Luigj Ndou, një zyrtar i lartë politik i ICMP-ës i tha Zërit të Amerikës, se procesi do të nisë falë një mbështetjeje financiare prej afër 500 mijë eurosh nga Delegacioni i Bashkimit europian, dhe do të fokusohet në dy zona. Një pranë Kazermave 313 në Tiranë, ku janë gjetur eshtrat e 12 personave. “Ka një listë prej të paktën 58 personazh që mendohet të jenë pranë Malit me gropa”, shpjegoi zoti Ndou, duke shtuar se një listë prej mbi 120 personash të tjerë ekziston të jenë varrosur pranë ish kampit të punës së detyruar në zonën e Ballshit. Ndërkohë që në morg qëndrojnë prej shumë vitesh në pritje për t’u identifikuar eshtrat e 14 personave të tjerë.
Komisioni Ndërkombëtarë për Njerëzit e Humbur, do të sjellë ekspertë të fushës, përfshirë dhe antropologë të specializuar, të cilët do të mbledhin AND-ët e familjarëve të personave të zhdukur, për t’i krahasuar më pas me ato të eshtrave që do të gjenden.
Ndërsa pritet që marrëveshja të kalojë për ratifikim dhe në parlament, Komisioni do të nisë paralelisht punën përgatitore në mënyrë që të nisë sa shpejt procesin. VOA

Modifikuar më Premte, 08 June 2018 09:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...