Vettingu, sot seanca për kreun e Gjykatës Kushtetuese

Premte, 08 June 2018 09:34

Sot procesit të vettingut do t’i nënshtrohet kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur kalendarin e seancave dëgjimore ku në datën 8 qershor në orën 10:00 do të dalë  kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Trupa që do të gjykojë dosjen e tij do të përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine.

Sipas ligjit kreu i Kushtetueses do të  vlerësohet për tre kriteret atë të pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale.

Gjykata Kushtetuese është me trupë të reduktuar, pasi ka mbetur me vetëm tre anëtarë.

Më herët ka dhënë dorëheqjen gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj, ndërsa u shkarkuan Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha. Ndërsa e vetmja që e kaloi Vetingun ishte anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Modifikuar më Premte, 08 June 2018 09:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...