Inxhinieri nga Kukësi nuk e pranoi dot ndarjen, 19-vjeçarja e kishte denoncuar disa herë

Premte, 08 June 2018 11:20

Një ditë pasi vendi u trondit nga lajmi i rëndë ku djali vrau dy prindërit në lagjen “Llixha” të Peshkopisë, një tjetër krim makabër shokoi mbarë opinion publik. Një dashuri e humbur nuk është suportuar dot nga Xhafer Mata, i cili mëngjesin e së premtes vrau ish- të dashurën e tij vetëm 19 vjeçe në zonën e Don Boskos,  në rrugën “Eshref Frasheri” dhe më pas qëlloi mbi veten. Edhe pse u transportua menjëherë në spital ai ndërroi jetë.

Xhuljeta Çuni nuk do të mund të të veshë dot fustanin e saj të nusërisë, pasi ëndrrat e saj u prenë në mes nga ish i dashuri.

Por çfarë shkruante Xhafer Mata në rrjetin e tij social Facebook.

“Luftova, humba shpirtin pas saj. Shita shpirtin pas asaj dashurie, kalova çdo nate duke ndërtuar ëndrra, edhe iluzione. Kalova netë pa gjumë, duke e menduar! Duke menduar që në altar të ishte ajo me fustan të bardhë edhe unë të jem dhëndri. Ëndërrova me atë. Por edhe pse e desha më shume së veten, kjo gjë nuk mjaftoi”.

Kjo është një nga shumë statuset e dashurisë që 31-vjeçari ka të postuar në rrjetin social. Mesa duket marrëdhënia e tij kishte marrë fund prej disa kohësh dhe çifti nuk ishte më bashkë.

Por Xhafer Mata nuk ishte një emër i panjohur për policinë e Tiranës. Ish e dashura e tij ka bërë katër herë denoncim në polici pasi e ngacmonte dhe është shoqëruar në komisariat. Por me premtimin se nuk do e ngacmonte më është lënë i lirë. Mësa duket këto kanë qenë vetëm fjalë, pasi ai qëlloi dy herë mbi vajzën dhe një herë mbi veten.

Ndërsa mësohet se ai ka qenë i martuar më parë, por ishte divorcuar. Po  ashtu, ai kishte edhe një fëmijë, të cilin e mbante ai me prindërit e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...