Një sorollatje e re për ish të dënuarit politikë që kanë punuar në miniera

Premte, 08 June 2018 12:27
Miniera e kampit nr.303 në Spaç Miniera e kampit nr.303 në Spaç

Nga Kastriot Dervishi

Të dënuarit politikë, të cilët regjimi komunist i cilësonte “punëtorë të detyruar” nëpër dokumente kanë hasur gjithnjë vështirësi për të vërtetuar kohën e tyre të vuajtjes së dënimit nëpërmjet punës së detyruar. Kjo sepse fashikujt personalë të tyre u asgjësuan nga regjimi komunist, ndërsa regjistrat ku shënohej koha e vuajtjes së dënimit nuk kanë të shënuar punën e detyruar.

Më 10.5.2018 Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin nr.24/2018 “Për një shtesë në ligjin nr.7514, datë 30.9.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, i ndryshuar. Ligji është shpallur me dekretin nr.10785, datë 17.5.2018 të Presidentit të Republikës. Ligji ka vendosur:

“Koha e vuajtjes së dënimit të ish të dënuarve politikë në burgjet ku punohej në minierë në

nëntokë, për efekt pensioni, njihet si punë e kryer në minierë në nëntokë. Periudha njihet sa dyfishi i periudhës së qëndrimit në këto burgje. Paga llogaritet sa paga e punës në minierë në nëntokë, sipas legjislacionit përkatës. Vërtetimi për kohën e vuajtjes së dënimit në burgjet ku punohej në minierë në nëntokë lëshohet nga Ministria e Brendshme, pas konfirmimit nga Ministria e Drejtësisë”.

Duke u nisur si një punë e bërë keq, pa kurrfarë studimi, e sigurisht më shumë për dallavere e propagandë (buka dhe uji i kohës sonë), parashikoj një ngërç të ri që do sorollasë të ish dënuarit politikë. Tani, për sqarim. Arkivi i Sistemit të Ministrisë së Brendshme nuk ka të dhëna mbi kohën e vuajtjes së dënimit të të burgosurve. Sipas ligjit, Arkivi i MB-së, i degraduar nga kjo qeveri në formën më të paimagjinueshme, duhet të gjejë një dokument të cilin nuk e ka. Nëse është fjala për të vërtetuar akuzat politike, kjo nuk ka rëndësi sepse Ministria e Drejtësisë disponon regjistrin elektronik të gjendjes gjyqësore, si dhe regjistrin e vuajtjes së dënimit, prej të cilit mund të nxjerrë edhe kohën e vuajtjes së dënimit, edhe akuzat e dënimeve. Ligjvënësi ka parashikuar që ndoshta Arkivi i MB-së mund të nxjerrë vërtetime nga dosjet hetimore-gjyqësore për llojet e dënimeve (në të cilat nuk ka informacione mbi kohën e vuajtjes së dënimeve apo punën në minierat e kampeve). Po i njëjti ligjvënës, 3 vjet më parë, ka vendosur se dosjet hetimore-gjyqësore, nuk duhet t’i ketë më Arkivi i MB-së.

Në nenin 5/b të ligjit  45/2015  “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit të RPSSH-së”, krahas gafave të shumta që shoqërojnë shumicën e këtij ligji, konsiderohen “dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit” edhe “dokumentet e gjykatave dhe të prokurorive, për aq sa disponon fondi i ish-Sigurimit të Shtetit” (se si mund të jetë Sigurim, gjykatat e prokuroria, vetëm këta e dinë). Sipas parimeve të arkivistikës konsiderimi i një dokumenti bëhet duke u nisur nga fondkrijuesi e jo nga dëshirat. Fondi arkivor ka karakter tekniko-profesional e nuk bëhet e zhbëhet me ligj. Dokumentet e sistemit të gjykatave dhe prokurorisë, nuk kanë lidhje me Sigurimin e Shtetit, ndërsa vetë ky i fundit nuk është subjekt i shkëputur, por një hallkë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Miratimi i ligjeve kundërshtuese me njëra-tjetrin, është një dukuri krejt origjinale që tregon degradimit e llahtarshëm ku ka përfunduar shteti ynë. /55news.al/

Modifikuar më Tuesday, 12 June 2018 17:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...