Aksidenti i rëndë në Gjirokastër, rëndohet bilanci

Premte, 08 June 2018 14:53

Është rënduar bilanci i aksidenti të ndodhur në Jorgucat të Gjirokastrës.  Dy gra nga Lazarati kanë humbur jetën sapo kanë zbritur nga autobusi, ndërsa e 3-ta është në gjendje të rëndë.

Sipas policisë, një makinë tip ‘kamionçinë’ që drejtohej nga Leonidha Klemo i ka përplasur gratë sapo kanë zbritur nga autobusi. Klemo është prangosur dhe ndodhet në polici.

Informacion paraprak nga Policia e Gjirokastrës:

Njoftohemi se në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavijë, në vendin e quajtur Jorgucat ka ndodhur një aksident rrugor.

Mjeti tip “Nissan", me targa GJ 0524 A, me drejtues shtetasin Leonidha Klemo, banues në Gjirokastër ka goditur tre shtetase të cilat lëviznin me këmbë në anë të rrugës.

Si pasojë dy prej shtetaseve H. Ç., e S.K., banuese në Lazarat kanë humbur jetën ndërsa shtetasja tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e qarkullimit rrugor dhe grupi hetimor ku vijon puna për zbardhjen e plote të rrethanave të ngjarjes.

Modifikuar më Premte, 08 June 2018 14:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...