×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Arrestohet për trafikim të mbi 1 mijë shqiptarëve, Vuçaj: Më keni ngatërruar

Hënë, 09 Prill 2018 22:20

Edhe pse Apeli i Gjykatës së Krimeve të Rënda e ka lënë në burg bashkë me 39 të arrestuarit për të trafikimin e mbi 1 mijë shqiptarëve drejt Kanadasë dhe Amerikës, Besnik Vuçaj pretendon se është arrestuar gabimisht.

Teksa ditën e sotme zhvillohej seanca ndaj tyre, Vuçaj ka pretenduar para trupit gjykuese se është arrestuar gabimisht, pasi është ngatërruar me një tjetër person që ka emrin dhe mbiemrin e njëjtë me të, i cili jeton në Irlandë.

Për të vërtetuar këtë, ai thotë se nuk ka pasur kurrë pasaportë dhe se kurrë nuk ka dalë jashtë Shqipërisë.

Megjithatë, Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda nuk është bindur dhe ka vendosur burg për të.

Në kuadër të operacionit “Porosia e Fundit”, policia vuri në pranga 39 persona, mes tyre edhe 4 policë.

Nga hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, grupi në fjalë duke falsifikuar dokumente ka mundur që të trafikojë drejt Kanadasë dhe SHBA-së më shumë se një mijë shqiptarë.

Modifikuar më Hënë, 09 Prill 2018 22:26

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...