×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Raporti/ 1031 persona në Shqipëri janë pa shtetësi

Premte, 08 June 2018 15:27

1031 persona janë në rrezik të pashtetësisë në Shqipëri për shkak të vështirësive që kanë për të konfirmuar shtetësinë e tyre. Këto janë të dhënat e raportit “Hartëzimi i popullsisë në rrezik të pashtetësisë në Shqipëri” të publikuar sot në Tiranë.

Ky i fundit u prezantua nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) dhe Shoqata e Ndihmës Ligjore Tiranë (TLAS), në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Diasporën, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrinë e Arsimit, Sportin dhe Rinisë dhe INSTAT.

Sipas ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, pashtetësia kërkon marrëveshje ndërshtetërore me vendet ku numri i shqiptarëve pa shtetësi është më i theksuar.

“Pashtetësia është një rrezik që kërkon mobilizim ndërinstitucional, bashkëpunim dhe koordinim jo vetëm mes ministrive e agjencive të ndryshme shtetërore dhe shoqërisë civile, por edhe marrëveshje ndërshtetërore me ato vende ku rasti i shqiptarëve pa shtetësi është më i theksuar” – tha Majko.

Referuar të dhënave, rreth 97% e atyre që janë identifikuar si të rrezikuar nga pashtetësia në Shqipëri janë fëmijë. Ndërkohë, shkaqet kryesore të evidentuara në raport që kanë ndikuar në këtë fenomen lidhet me lindjen jashtë Shqipërisë (53%), lindja e prindërve që nuk janë të martuar (12%), lindja në shtëpi (10%) dhe lindja në spitale apo njësit të maternitetit që mbajnë të dhëna të pasakta personale mbi nënën (9%).

Sa i takon të lindurve jashtë Shqipërisë, pjesa më e madhe e fëmijëve kanë lindur në Greqi. Ndërkohë, nga ky fenomen janë të prekur kryesisht komunitete rome dhe egjiptiane.

Gjate aktiviteti u prezantua gjithashtu edhe një raport “Romët përkasin-Pashtetësia, Diskriminimi dhe Margjinalizimi i Romëve”, sipas të cilit kuadri ligjor në Shqipëri nuk është i pajisur për të trajtuar diskriminim e shumëfishtë që provojnë romët.

Rritja e bashkëpunimit ndër-ministror dhe ndërkufitar, sigurimi i ndihmës juridike falas, zvogëlimi i pengesave administrative për regjistrimin e lindjeve si dhe harmonizimi i legjislacionit kombëtar e standardet ndërkombëtare janë edhe rekomandimet kryesore të raporteve të publikuara ditën e sotme.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...