×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Dalin pamjet e vrasjes së dyfishtë në ‘Don Bosko’, u filmuan nga një kamera amatore

Premte, 08 June 2018 16:07

Këto janë momentet kur Xhaferr Mata sapo ka qëlluar me pistoletë Xhuljeta Çunin, një vajzë 19- vjeçare që jetonte në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë.

Është ora 08.20 minuta. Në këto pamje të siguruara nga Tv Klan shihet se si 31 – vjeçari nga Kukësi, me profesion inxhinier, që mban veshur një bluzë të kuqe, lëshon pistoletën në trotuar, pasi e ka qëlluar dy herë të renë, që gjendet e shtrirë në trotuarin e rrugës “Eshref Frashëri”, pak metra larg tij.

Disa sekonda më pas ai rrethohet nga policia, në anën tjetër të rrugës. Thirrjeve për t’u dorëzuar iu përgjigj duke qëlluar veten me një plumb në kokë. U dërgua në spital, por disa minuta më vonë ndërroi jetë.

Disa dëshmitarë thanë se Xhafer Mata ia preu rrugën Xhuljeta Çunit dhe më pas debatoi me të. Debati mësohet se kishte lindur nga fakti ata ishin ndarë prej pak muajsh.

 “Më ndave nga familja, më ndave nga fëmija. Më ndave nga njerëzit e mi, më shkatërrove jetën. Pse ma bëre këtë”?

Kështu mësohet  t’i jetë drejtuar Xhafer Mata, ish- të dashurës, ndërsa ka pritur një përgjigje prej saj. Pak momente më pas e qëlloi dy herë. Të shtënat u dëgjuan në lokalet përreth, ndërsa shumë njerëz që ndodheshin aty mbetën të tronditur dhe nisën të largoheshin.

Një grua i është drejtuar duke e pyetur se përse vrau, ndërsa Xhafer Mata është përgjigjur i qetë: “Mirë ia bëra që e vrava”.

Dëshmitarë të ndryshëm i thanë policisë se autori i krimit e kishte gjurmuar për disa ditë rresht ish- të dashurën e tij. /TvKlan

rhy

r5hy

gg

Modifikuar më Premte, 08 June 2018 16:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...