×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Kuktivoi kanabis në kohën e Tahirit, 8 vite burg për ish-shefin e Tepelenës

Tuesday, 10 Prill 2018 18:19

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi një total prej 33 vitesh burg për katër persona të akuzuar për kultivim të kanabisit, mes të cilëve ish-shefi i rendit të Policisë së Tepelenës.

Sipas prokurorisë, ish-efektivi Gani Abazi kishte mbante kontakte telefonike me kultivuesit e drogës.

Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi një dënim me 8 vite burg për një ish-punonjës policie të akuzuar për përfshirë në kultivimin e kanabisit. Sipas prokurorisë, i pandehuri Gani Abazi, i cili u gjykua në masë sigurie “arrest shtëpie”, mbante kontakte me kultivues të kanabisit në disa fshatra të Tepelenës, ndërsa ishte pjese e policisë së qytetit jugor.

Për akuzat e “kultivimit të bimëve narkotike” dhe “grupit të strukturuar kriminal” prokuroria kërkoi deklarimin e fajshëm të tre të bashkëpandehurve të tij. Sipas pretencës së përgatitura nga prokurorët Ened Nakuci dhe Vladimir Mara, për Besim Zikën u kërkuan 9 vite burg, ndërsa për Pëllumb e Festim Ronën nga 8 vite. Të pandehurit e kësaj dosjeje u arrestuan në shkurt të vitit 2017, gjatë një operacioni ku u sekuestrua në total një sasi prej 1.7 tonë kanabis.

Organet e drejtësisë ranë në gjurmët e të pandehurve nga hetimet që po kryheshin nga Prokuroria e Tiranës për llogari vrasjes së Elton Çiçës në Maj 2016 në kryeqytet. Përgjimet e disa personave me banim në Tepelenë zbuluan angazhimin e tyre në kultivimin e kanabisit në disa fshatra të zonës dhe faktin se ata bashkëpunonin dhe kishin mbështetje nga punonjës të policisë.

Nga hetimi i mëtejshëm i Krimeve të Rënda u ngritën dyshime se Gani Abazi, punonjësi i policisë së zonës që mbulonte fshatrat ku vepronin të akuzuarit, jo vetëm kishte ardhur në dijeni të ekzistencës së parcelave të kultivuara me lëndë narkotike, por edhe se dinte me saktësi numrin e rrënjëve të mbjella dhe emrin e personit që kujdesej për to.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...