×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Mungon herceptina; Ende probleme edhe pas premtimit të kryeministrit

Tuesday, 10 Prill 2018 21:34

Më shumë se tre muaj më parë kryeministri Rama premtoi se në spitalet onkologjike nuk do të mungojmë më, medikamenti i herceptinës, një ilaç shumë i kushtueshëm. Por sërish në spital edhe sot ka mungesa dhe pacientet detyrohet ta blejnë vetë në farmaci. Kosto e një trajtimi shkon deri në dy mijë euro.

 

Kalvari i vuajtjeve të pacienteve që duhet të trajtohen me medikamentin herceptinë në shërbimin onkologjik në QSUT duket se nuk do të marrë fund kurrë.

“E bleva vetë në farmaci, spitali nuk kishte”, shprehet një paciente.

Herceptina është medikament shumë i shtrenjtë. Një seancë me herceptinë kushton 2000 euro. Një grua e diagnostikuar me kancer gjiri kërkon 18 të tilla.

Për t’i dhënë shprese pacientëve që kanë nevojë për këtë medikamnet u angazhua vete kryeministri i vendit çka urdhëroi të bëhen negociata me kompaninë për të siguruar sasinë e nevojshme për të gjithë rastet.

“Ne kemi garantuar një periudhë goxha të gjatë, e brenda kësaj periudhe do të shikojmë një zgjidhje përfundimtare”, u shpreh Rama më 20 janar të këtij viti.

Por mbi tre muaj pas kësaj deklarate nuk ndodhi. Herceptina ka mbërritur në QSUT, por nuk ka për të gjithë. Burime nga drejtoria e QSUT thonë se vetëm ditën e premte janë trajtuar me herceptinë 40 gra.

Ndërkohë që në shërbimin onkologjike thonë se ky medikament i kushtueshëm shpërndahet sipas rrezikshmërisë që paraqesin pacientët. Si fillim po trajtohen ata që kanë qëndruar shumë kohë në radhë pritjeje, por që nuk e kanë të sigurt nëse do të kenë herceptinë për seancën tjetër.

Mjekët onkologë thonë se nëse nis trajtimi me herceptinë i duhet të vazhdojë pa ndërprerje pasi në rast të kundërt shkakton dëme të konsiderueshme në shëndetin e pacienteve. Në shërbimin onkologjik janë gjithsej 140 gra me kancer gjiri që duhet të trajtohen me herceptinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...