Pritet sërish rritje e çmimit të ujit në Shqipëri

E mërkurë, 11 Prill 2018 12:20

Enti Rregullator i Ujit ka vendosur të ndryshojë metodologjinë që përdor për të përcaktuar tarifat që aplikojnë ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve për furnizimin me ujë.

Përmes një vendimi të fundit të marsit, ERRU vlerëson se janë të paktën tetë arsye që e bëjnë të nevojshme rishikimin e metodologjisë, duke nisur nga mungesa e dokumentacionit të nevojshëm, mbivendosja e të tjerave si dhe mungesa e planeve 5-vjeçare të investimit që e bën të vështirë parashikimin e ecurisë së shoqërive. “Mungesa e përgatitjes dhe paraqitjes së planeve të biznesit 5-vjeçar vështirëson parashikimin për ecurinë e shoqërive, investimet e nevojshme që duhet të kryejnë ato dhe prioritetet përkatëse për përmirësimin e shërbimit, të cilat ndikojnë në tarifat e shërbimit. Dokumentacioni aktual që duhet paraqitur së bashku me aplikimin për ndryshim tarife ka nevojë për përmirësime e plotësime”, – thuhet në vendimin e ERRU.

Nga ana tjetër, mosparaqitja e aplikimit për ndryshimin e tarifave me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe plotësimi i tij më vonë duke e tejzgjatur procedurën dhe vendimmarrjen shtron nevojën që të hiqet afati, data 30 qershor i vitit aktual dhe aplikimi të jetë i lirë për t’u bërë në çdo moment të vitit me kushtin që dokumentacioni ligjor, teknik dhe ekonomik të jetë i plotë.

Çështja e mbulimit të kostove dhe operimit është një tjetër arsye që ka detyruar ERRU të rishikojë metodologjinë për tarifa. “Duke u nisur nga fakti që pjesa më e madhe e shoqërive janë shumë të dobëta financiarisht, mbulojnë kostot O&M në nivele të ulëta, por nga ana tjetër ka shoqëri që kanë një performancë menaxheriale dhe operative shumë të mirë, të cilat aplikojnë për ndryshimin e tarifave me qëllim akumulimin e të ardhurave për shlyerjen e kredive dhe më tej për të bërë investime në vlera të konsiderueshme, lind nevoja për rishikimin e metodologjisë duke i kategorizuar shoqëritë sipas mbulimit të kostove”, thuhet në vendim.

Reforma territoriale sipas Entit duhet të reflektohet tashmë edhe tek metodologjia që përdoret për përcaktimin e tarifave duke pasur parasysh një seri aspektesh. “Zbatimi i reformës territoriale që presupozoi edhe riorganizimin e shoqërive UK, bën të domosdoshme ndryshime dhe përshtatje të dokumentacionit shoqërues të aplikimit, kjo kryesisht në dokumentet teknike dhe ekonomike”.

Enti Rregullator i Ujit ka paralajmëruar një rritje çmimesh edhe në raportin vjetor të vitit 2017, ku vlerëson se ka ende hapësira për të rritur tarifat që lidhen sidomos me pjesën e shërbimeve.

Në analizën e saj, ERRU konfirmon se situata mbetet problematike me një humbje në rrjet prej 67% të ujit dhe ku lidhjet e jashtëligjshme zënë një pjesë të konsiderueshme, të paktën 20% të totalit.

“Nga përshkrimi i gjendjes së sektorit më sipër vihet re relativisht një përqindje e lartë e mbledhjes së faturave, ndërkohë që përgjithësisht, sektori është në gjendje jo të mirë financiare. Kjo tregon që krahas problemit të lidhjeve të paligjshme, faktor tjetër kryesor për gjendjen e dobët financiare janë edhe tarifat e ulëta të shërbimeve, që kanë mjaft hapësirë për rritjen e tyre. Këtë fakt ERRU e ka një ndër konsideratat kryesore gjatë analizës, vlerësimit dhe miratimit të tarifave që propozojnë shoqëritë UK”, – thuhet në raport.

Të gjithë këtë, ERRU e argumenton me mundësinë e përballueshmërisë që është kriteri që përdor ky institucion për mundësinë që ka një familje për pagesën e faturës së shërbimeve të ujësjellës-kanalizimeve. Niveli që përdoret në këtë rast është 5% e të ardhurave mesatare për familje. “INSTAT vlerëson se të ardhurat mujore mesatare të përgjithshme të një familjeje janë rreth 70,000 lekë/muaj, që i korrespondon një niveli të përballueshmërisë së tarifave prej rreth 300 lekë/m³. Tarifat aktuale të shërbimeve UK janë ende mjaft më të ulëta se kjo vlerë”, – thuhet në raportin e ERRU. /Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...