×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

TVSH-ja për biznesin e vogël, eskperti: Rritje e çmimeve dhe evazion

E mërkurë, 11 Prill 2018 16:42

Vendosja e TVSH-së do të sjellë rritje të konsiderueshme të kostove për bizneset e vegjël, por jo në të gjitha rastet këto kosto të shtuara do të arrijnë t’i përcillen blerësve në çmime.

Eksperti kontabël, Ilir Binaj, mendon se efekti në çmime do të varet nga konjuktura e secilit treg. Për produktet ushqimore ai shprehet se do të jetë e vështirë që ngarkesa nga TVSH-ja të rrisë çmimet, për shkak të konkurrencës me marketet dhe supermarketet që kanë qenë gjithnjë të regjistruara në skemë.

Për sa i takon kostove administrative, të lidhura me deklarimin e TVSH-së, z.Binaj shprehet se edhe ato mund të jenë një barrë jo e vogël për bizneset e këtyre përmasave.

Ai mendon se ulja e pragut të TVSH-së ishte një vendim i panevojshëm dhe nuk do të ketë ndonjë ndikim të rëndësishëm në uljen e evazionit në këtë segment të tregut. Sipas tij, edhe pa vendosur TVSH, tatimet kanë mundësi të ballafaqojnë faturat që i lëshohen çdo biznesi me xhiron që ai transmeton përmes kasave fiskale. Binaj mendon se ulja e pragut të TVSH-së ka ardhur edhe si rrjedhojë e lobimit të bizneseve të mëdha të shitjes me pakicë, për të cilat mospagesa e TVSH-së nga të vegjëlit shkakton konkurrencë e pandershme.

Zoti Binaj mendon se vendosja e TVSH-së do të nxisë më shumë evazionin mes bizneseve të vogla për të qëndruar poshtë pragut prej dy milionë lekësh të përcaktuar me ligj. Megjithatë, ai shprehet se ulja e pragut në këtë nivel do ta bëjë të vështirë për shumë biznese të qëndrojnë poshtë tij, nëse do të ketë një kontroll tatimor rigoroz. Megjithatë, z.Binaj nuk pret që të ketë mbyllje masive të bizneseve të vegjël për shkak të vendosjes së TVSH-së. Sipas tij, sipërmarrësit e vegjël do të gjejnë mekanizma për të mbijetuar, qoftë duke rritur çmimet, duke ulur fitimet apo duke shtuar evazionin.

Që nga data 1 prill, bizneset me xhiro vjetore mbi dy milionë lekë duhet të paguajnë tatim mbi vlerën e shtuar. Sipas drejtorisë së përgjithshme të tatimeve, fillimisht kjo masë do të prekë rreth 11 mijë biznese./Scan

Modifikuar më E mërkurë, 11 Prill 2018 16:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...