×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Çelet tenderi, gati projekti Lungo – Lago për Shirokën

E mërkurë, 11 Prill 2018 20:17

Në prag të sezonit turistik, qeveria Shqiptare i merr Shkodres një tjetër zonë në administrim, pas Velipojës me rrugën e re që po ndërton. Zyrtarisht është çelur tenderi dhe pritet që brenda pak javësh të nisin punimet për rikonstruksionin e sheshit të Shirokës, i njohur ndryshe si projekti “Lungo – Lago” i ngjashëm me “Lungomaren” e Vlorës.

Në lojë janë hedhur 358 milion e 551 mije e 112 lekë dhe do të jetë fondi shqiptar i zhvillimit edhe në këtë rast kontraktori kryesor. Për këtë vit janë lënë në dispozicion 71 milion e 710 mije e 222 lekë dhe punimet do të zgjasin 10 muaj, ku gjithçka duhet ta ketë startin përpara pushimeve të verës, ndërsa pjesa tjetër e fondit total do të ekzekutohet e plotë në 2019-en.

Nga burime të besueshme se rivitalizimi i vijës liqenore do të prekwedhe ndërtimet poshtë rrugës ku parashikohen prishje dhe ndërhyrje të forta, për të cilat do të kërkohet mbështetja e IKMT-së. Gjithashtu i gjithë projekti synon që sheshi i qendrës përveçse një pikë pushimi të jetë edhe atraktiv për pushuesit, me këndin e fëmijeve dhe gjelbërimin që aktualisht mungon.

Është parashikuar vend-parkimi i mjeteve si dhe kufiri ndarës me rrugën e Zogajve, për të cilën mendohet që në një fazë të mëvonshme të ndërhyhet për ta zgjatuar këtë investim deri në kufirin me Malin e Zi. Megjithatë mbetet për tu parë edhe ndikimi që investimi i ri do të ketë pikërisht në kulmin e sezonit turistik, për shkak se Shiroka mbetet një pikë mjaft e frekuentuar nga Shkodranët dhe jo vetëm. Duke patur parasysh që edhe rruga e Velipojës nuk do të jetë e perfunduar, pritet që me këtë gjendje turizmi në veriun e vendit të marrë jo pak goditje, përtej impaktit afatgjatë dhe pozitiv që kanë këto investime.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...