×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Marrëveshja për Rrugën e Arbrit publikohet në Fletoren Zyrtare! Detajet për detyrimet e palëve e për pagesat

E mërkurë, 11 Prill 2018 20:27

Marrëveshja për përfundimin e rrugës së Arbrit, e nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë “Gjoka Konstruksion” është publikuar e plotë në Fletoren Zyrtare, duke kaluar kështu të gjitha hallkat proceduriale.

Referuar marrëveshjes, Koncesionari ka të drejtën dhe detyrimin ekskluziv:

-të hartojë  dokumentacionin e projektit përfundimtar të Rrugës;

-të realizojë punimet e përmirësimit, ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjes sipas projektit përfundimtar të Projektzbatimit;

-të sigurojë financimin për zbatimin e Projektzbatimit;

-të realizojë operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës (në shkallën e përcaktuarnë këtë Kontratë, në Ofertën e Koncesionarit dhe Projektzbatimin),

Ndërsa Autoriteti Kontraktor është i detyruar:

-t’i vendosë në dispozicion Koncesionarit të gjitha informacionet, dokumentacionet, vlerësimet dhe projektidenë e nevojshme për qëllimet e ndërtimit, përfundimit, operimit dhe mirëmbajtjes së Rrugës dhe të hartimit të Projektzbatimit;

-t’i bëjë në kohë pagesat ndaj Koncesionarit, të përcaktuara në këtë Kontrate, si dhe në Modelin Financiar të Koncesionarit;

-të plotësojë të gjitha detyrimet e parashikuara në këtë Kontratë dhe në veçanti në lidhje me asistencën në pajisjen e Koncesionarit me lejet dhe licencat, si dhe marrjen e masave përkatëse administrative dhe financiare për kryerjen e pagesave ndaj Koncesionarit, si dhe për shpronësimet dhe dëmshpërblimet.

Pagesa

Marrëveshja parashikon se pagesa që Autoriteti Kontraktor do të detyrohet të paguajë gjate gjithë kohëzgjatjes së kontratës për realizimin e objektit të saj, është një vlerë prej 33,600,000,000 (tridhjete e tre miliardë e gjashtëqind milionë) lekë plus TVSH-ne, e cila do të paguhet sipas Modelit Financiar të rene dakord mes palëve.

Autoriteti Kontraktor do të kryejë pagesat vjetore në 4 (katër) këste të barabarta çdo 3 (tre) muaj. për efekt të llogaritjes së një viti, 1 (një) viti nga Data e Fillimit të Zbatimit të Kontratës.

Pagesat nga Autoriteti Kontraktor kundrejt Koncesionari, do të fillojnë, pasi Koncesionari të këtë kryer 25% të volumit të punimeve të parashikuara në grafikun e punimeve (pjese e Projektzbatimit).

Pavarësisht përcaktimit në paragrafin e mësipërm, Koncesionari do të paguhet për punimet e kryera në fund të vitit të pare (pasi kontrata të jetë bërë efektive) vetëm nëse ka kryer mbi 20% të volumit të parashikuar të punimeve.

Kjo pagesë do të behet në raport me përqindjen e volumeve të këtyre punimeve të parashikuara në grafikun e punimeve. Pjesa e mbetur do të paguhet në këstet pasardhëse tremujore. Nëse shuma e mbetur (si diferencë midis këstit të parashikuar dhe atij të mbetur nga viti i parë) nuk paguhet me këstin e radhës atëherë kjo konsiderohet si vonesë dhe zbatohen penalitetet.

Në rast se volumet e punimeve të kryera në fund të vitit të parë janë më pak se 20% të volumit të punimeve, për arsye të Shkak kompensimi, Shkak lehtësimi apo të një Force madhore, atëherë pagesa do të bëhet në raport me volumin e kryer deri në atë kohë. Në rast se këto punime janë kryer midis 20-25%, atëherë Koncesionari paguhet për të gjithë parashikimin e bere për vitin e parë.

Po ashtu, marrëveshja parashikon se koncesionari ia kthen Rrugën, Autoritetit Kontraktor në datën e përfundimit të afatit të kësaj Kontrate, në gjendje të mire dhe funksionale, të mirëmbajtur brenda standardeve të përcaktuara në Projekt, pa barrë dhe pas dorëzimit, nuk mban me përgjegjësi për mirëmbajtjen dhe riparimet e dëmtimeve të mëpasshme të Rrugës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...