“Do më vrasin po më refuzuat azilin”, çfarë shkruajnë mediat suedeze për Mario Majollarin

E Enjte, 12 Prill 2018 09:11

“Shqiptari merr ekspuls pavarësisht nga kërcënimi me vdekje, vritet me armë zjarri”. Kështu shkruajnë mediat suedeze një ditë pas vrasjes së 28-vjeçari Mario Majollari, i cili 4 vjet më parë kishte kërkuar azil në Suedi por i ishte mohuar.

SHKRIMI
Një 28-vjeçar shqiptar është dëbuar në Shqipëri edhe pse ishte kërcënuar me vdekje pas një sulmi të përgjakshëm. Dje është crarë me armë zjarri në rrugë.
“Kishte thënë se nëse do ta kapnin do ta vrisnin”, ka thënë Anders Hedqvist, përgjegjës për menaxhimin e banesave për azil, ku 28-vjeçari shqiptar ishte dërguar gjatë procesit për azil.
Ishte maji i vitit 2014, kur 28-vjeçari nga Shqipëria ka kërkuar një leje qëndrimi në Suedi. Ishte konsideruar se nuk kishte nevojë për mbrojtje, pavarësisht se kishte treguar për hakmarrjen ku familja ishte përfshirë dhe ishte kërcënuar që kur babai i tij ishte arrestuar. Në gusht të vitit 2015, ai refuzoi Këshillin e Migracionit. Ai apeloi dhe mori një refuzim tjetër nga ligji administrativ në Göteborg dy ditë para Krishtlindjeve të të njëjtit vit. 28-vjeçari kërkoi një gjykim në Gjykatën Supreme të Migracionit por nuk e mori atë dhe u kthye në Shqipëri në pranverën e vitit 2016.

“Ai u njoftua kur mori refuzimin për azil. Tha se nuk mund të qëndrojë në Shqipëri dhe duhet të shkojë në një shtet tjetër për të jetuar”, shprehet Anders Hedqvist.

Anders, menaxheri i qendrës së azilit në Suedi ku qëndronte Mario gjatë kohës që shqyrtohej kërkesa e tij, thotë se e kishte ndihmuar 28-vjeçarin të gjente punë të ndryshme dhe mbante kontakte në Facebook me të. Më pas –tregon ai– përmes një miku të tyre të përbashkët mësoi se Mario ishte vrarë.

Mediat në Suedi janë interesuar në lidhje me vendimin për refuzimin e kërkesës së Mario Majollarit për azil. Sipas informacioneve që disponojnë dhe i kanë bërë publike, Gjykata e Migracionit në Goteborg vendosi të refuzojë kërkesën e 28-vjeçarit sepse dëshmia e tij nuk u konsiderua e besueshme dhe nuk besonin se ekzistonte kërcënim real në Shqipëri për Marion. Shtypi suedez thotë se vendimi i Gjykatës u bazua edhe mbi informacionin e përcjellë nga Shqipëria, duke bërë që trupa gjyqësore të arrinte në përfundimin se “pavarësisht mangësive aktuale, sistemi gjyqësor në Shqipëri mund të ofrojë mbrojtje për konfliktet e gjakmarrjes”.

Ndërsa zëdhënësja për shtyp e Bordit të Migracionit, Irene Sokolow thotë se është tragjike ajo që ndodhi në Tiranë. Avokati i Mario Majollarit në Suedi, Maravgi Staifo teksa iu drejtua autoriteteve suedeze tha se: “Fatkeqësisht ju nuk e besuat dhe menduat se mund të merrte mbrojtje në Shqipëri. Kjo është një provë e qartë se Mario kishte të drejtë në pretendimet e tij, por fatkeqësisht ju i refuzuat gjyqin”.

“Jam shumë e pikëlluar për këtë që ndodhi. Është jashtëzakonisht tragjike”, tha Irene Sokolow.
Për mediat suedeze flet edhe shqiptar i cili ishte njohur me Mario Majollarin në Suedi gjatë aplikimit për azil. “Këshilli Suedez i Migracionit nuk mori vendimin e duhur. Ata refuzuan kërkesën e tij për azil dhe tani ai është i vdekur”, shprehet E.D. të cilit gjithashtu i ishte refuzuar kërkesa për azil dhe u dëbua në Shqipëri.

Modifikuar më E Enjte, 12 Prill 2018 09:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...