SHKODËR/ Mblidhen përfaqësuesit e tre komuniteteve fetare, arsyeja: Droga, fajdet dhe lojërat e fatit

E Enjte, 12 Prill 2018 15:46

Çështjet shqetësuese të shoqërisë kanë bërë bashkë përfaqësuesit e tre komuniteteve fetare në Shkodër.

Myftiu i Shkodrës, Arqipeshku i Shkodrës dhe përfaqësuesi i kishës katolike janë takuar për të diskutuar rreth drogës, fajdes dhe lojrave të fatit.

Muhamed Sytari, Myftiu i Shkodrës: Përhapja në masë e drogërve, si dhe mbjellja dhe rritja e bimëve narkotike janë alarme të mjaftueshme që duhet të na angazhojnë për të kontribuar përherë dhe më tepër për të mirën e atdheut tonë. Përhapja e kazinove, fajdeve dhe bixhozit, korrupsionit në masë të frikshme, po shkatërrojnë familje të tëra shqiptare.

Angelo Massafra, Arqipeshkv i Shkodrës: Jo vetëm për të gjetur negativitetet dhe për t’i luftuar ato, por edhe për të cilësuar aspektet pozitive që e bëjnë jetën një aventurë të mrekullueshme për t’u jetuar e tëra.

Nikolla Petani, përfaqësues i Kishës Ortodokse: Le të mundohemi që fenomenin e drogës, të fajdeve, që po bëhet legjendë tashmë në Shqipëri, ku dita-ditës dëgjojmë njerëz të vrasin veten sepse nuk kanë mundësi që të paguajnë fajdet, apo bankat ku kanë hyrë. Komunitetet fetare janë dhe do të jenë pranë këtyre njerëzve.

Famulltari i Velipojës, Dom Marjan Gega foli për njerëz të pushtetshëm, që sipas tyre trafikojnë drogë në Shqipëri, ndërsa kritikuan bankat për interesat të larta të kredive që ofrojnë.

Modifikuar më E Enjte, 12 Prill 2018 16:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...