Vlorë/ Gjendje e mjerueshme e rrugëve, ja si pritet sezoni turistik

E Enjte, 12 Prill 2018 18:36

Ka mbetur vetëm një muaj nga hapja e sezonit turistik, por edhe Vlora duket se nuk është ende gati.

55news.al solli para ditësh problemin e bregdetit të Divjakës, i cili është i tejmbushur me mbeturina. E njëjta situatë vihet re edhe me Vlorën, por kjo e fundit has një tjetër problem: aksi lidhës i rrugës transballkanike me autostradën Levan-Vlorë është tërësisht i amortizuar

Projekti për rregullim është pezulluar për shkak të mospagesës së kompanive kontraktore. Për të gjetur një zgjidhje provizore, është përcaktuar të ndërtohet një rrethrrotullim, ndërsa po punohet pa përcaktuar afate zyrtare të përfundimit të punimeve.

Sakaq, trafiku është devijuar edhe për shkak të punimeve në bulevard,i nisur dy javë më parë. Në një dalje publike kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli sqaroi detajet e projektit i cili do të ndërpresë punimet gjatë pikut të sezonit veror për të rinisur në shtator. Siç duket edhe ky sezon turistik do ta gjejë Vlorën pa një bulevard të ri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...