Shqiptarët “më të lirët” në Europë

E Enjte, 12 Prill 2018 19:54

Edhe pse shqiptarët shquhen si njerëz punëtorë, puna e tyre kushton më pak se të tjerët.
Të paktën krahasuar me shpërblimin që ato marrin për punën e tyre. Sipas një raporti krahu i lirë i punës llogaritet të jetë më i lirë në rajon dhe BE. Kosto orare mesatare për një të punësuar në Shqipëri llogaritet të jetë rreth 2.3 euro, rreth 12 herë më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian. Të dhënat janë marrë nga INSTAT për Shqipërinë dhe Eurostat për vendet e tjera të Europës.

Krahasuar me vendet e rajonit, kostot orare e punës llogaritet të jetë 1.2 euro më e lirë se në Maqedoni, ku një orë pune kushton 3.5 euro.

E treta më e lirë për sa u përket kostove është Bullgaria, ku një orë punë krahason 4.9 euro.

Në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi, kostot orare të punës janë më të larta se 5 euro. Në Serbi, kosto mesatare orare është 5.1 euro, në Malin e Zi 5.3 euro, ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë 5.8 euro.

Sipas të dhënave të Eurostat, mbi kostot orare mesatare të punës, Europa Lindore dhe Qendrore, në krahasim me Europën Perëndimore, janë më të lira. Ato luhaten nga 6 deri në 12 euro ora.

Më pas, për kosto të lirë punë, renditen vendet e Europës Jugore si Italia, Spanja, Greqia dhe Portugalia, ku kosto orare mesatare e punës varion nga 15 deri në 30 euro.

Më të larta kostot e punës janë në Europën Perëndimore, ku mesatarisht punësimi i një personi kushton nga 30 deri në 40 euro ora. Në Gjermani, kostot orare mesatare sipas të dhënave të Eurostat llogariten rreth 34 euro, në Francë rreth 36 euro/ora, ndërsa në Belgjikë 39.6 euro për një orë.

Europa Veriore ka kostot më të larta se e gjithë pjesa tjetër e Europës. Në Danimarkë, Islandë dhe Norvegji, ora mesatare e punës kushton mbi 40 euro.

Një i punësuar kërkon në Danimarkë mesatarisht 42.5 euro në orë, po aq edhe në Islandë.

Vendi më i shtrenjtë i Europës për sa u përket kostove orare të punës është Norvegjia, ku mesatarisht një i punësuar paguhet mbi 50 euro ora. /Monitor.al/

 

 

Modifikuar më E Enjte, 12 Prill 2018 19:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...