Itali, babai i dehur masakron vajzën 17-muajshe, arrestohet nga policia

Premte, 13 Prill 2018 08:58

Mediat italiane kanë raportuar një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Firence të Italisë, ku një baba shqiptar ka dhunuar të bijën e tij 17-muajshe. 48-vjeçari shqiptar, ishte në gjendje të dehur gjatë kohës që kreu aktin e rëndë.

‘ANSA’ shkruan se e mitura u dërgua me urgjencë në spitalin e fëmijëve në Firence, ndërsa nga goditjet ka marrë dy fraktura në brinjë dhe dëmtim në daullen e veshit.

“La Repubblica” raporton se në momentin e arrestimit, shqiptari shpërtheu në lot duke thënë: “Më vjen keq, as nuk e di pse e kapa me të”. Sipas deklaratave të 48-vjeçarit, një ditë më parë, ai ishte grindur me gruan e tij dhe këtë mëngjes, para se të shkonte në punë, kishte pirë alkol.

Gjatë kohës kur ndodhi ngjarja, bashkëshortja e 48-vjeçarit nuk ishte në banesë.

Policia po vijon hetimet lidhur me ngjarjen e ndodhur.

Modifikuar më Premte, 13 Prill 2018 09:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...