Cukali vihet në pranga, historia e të fortit të rrugës së “Myslym Shyrit”

Premte, 13 Prill 2018 09:36

Gjergji Cukali është një nga personazhet më të njohur për Policinë e kryeqytetit. Ai njihet edhe si një nga “të fortët” e rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë pas disa ngjarjeve të përsëritura në këtë lokalitet, ku i dënuari e ka përqendruar aktivitetin e tij.

Më 24 nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit Fajton Demirlika në vitin 2004.

Dënimi i dhënë ndaj Cukalit ishte dhjetë vjet burg, ndërkohë fajtorë u deklaruan edhe pesë persona të tjerë të pandehur në lidhje me ngjarjen e pengmarrjes së ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”.

Kjo ishte një nga ngjarjet më të bujshme dhe më publike, për të cilat u akuzua Gjergji Cukali. Ngjarja kishte si motiv një konflikt për 100 mijë euro.

Ndërkohë që ai mbaroi dënimin për pengmarrjen e Demirlikës, i ndihmuar edhe nga amnistia që i fali një vit burg, problemet e të riut me policinë nuk kanë mbaruar.

Më 20 gusht 2012, nga Komisariati i Policisë nr.2 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Gjergji Cukali, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Arrestimi i tij është bërë asokohe pasi sipas policisë, gjatë një kontrolli u kap nga patrulla e Policisë me një armë zjarri pistoletë pa leje dhe me një krehër me 17 fishekë.

Nderkohe ne korrik te vitit 2016, policia finalizoi nje aksion pas hetimeve te prokurorise për grupin e Gjergj Cukalit.

Gjatë hetimit për personat shpërndarës të drogës u konstatua se furnitori i tyre ishte Gjergj Cukali.

“Shtetasi Gentian Balliu, lëndën narkotike të llojit kokainë e siguron te shtetasi Gjergji Cukali. Në një bisedë të datës 22.05.2016, Gjergji Cukali i thotë shtetasit Gentjan Balliu:

“Më kishe 2700, me dhe një pa dhjet milek dhe ke dhe 1700 tani dhe atë 230 te ati shokut ok”.

Nga hetimet rezulton se Gjergji Cukali ka përdorur për kryerjen e veprimeve në aktivitetin e tij kriminal shtetasin Artur Tarja, i cili mban lidhje dhe me shtetasin Gentjan Balliu”, kanë thënë burimet e Prokurorisë.

Sipas tyre, nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, zhvilluar gjatë tre muajve të fundit, janë realizuar katër arrestime të anëtarëve të grupit të Cukalit.

Më konkretisht, në datë 27.04.2016 u bë kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasve A. Mulolli dhe J. Blakcorri me sasinë prej 25.8 gramësh lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Në vazhdim, më datë 04.06.2016, u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasve A. Sedo dhe G. Çina, me sasinë prej 30.6 gramësh lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Shtetasit A. Sedo iu gjet në të brendshmet e tij një paketim me lëndë pluhuri, qarkuar me naterban ngjyrë kafe me mbishkrim me ngjyrë të zezë “25”.

Prokuroria thotë se më datë 23.06.2016 u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit M. Jazaj me sasinë prej 0.4 gramësh lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, të cilën e kishte blerë te shtetasi J. Hoxha, si dhe arrestimi i shtetasit J. Hoxha me sasinë prej 14.4 gramësh lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, të cilën e kishin blerë te shtetasi H. Tallushi.

Ndërsa në datën 23.06.2016 u kap në flagrancë dhe u bë arrestimi i shtetasve H. Tallushi dhe A. Tallushi me sasinë prej 116 gramësh lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe 2 gramë bimë e dyshuar kanabis sativa.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...