Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë të Tepelenës, ku prindërit e një vajze të klasës së pestë akuzojnë mësuesin Myzo Dida, 63-vjeç, se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tyre.
Sipas familjarëve ngacmimet kanë nisur që prej dy vitesh më parë, dhe se vajzës i është bërë presion nga ana e mësuesit për të mos treguar.
Familjarët shprehen të tronditur me atë që iu ka ndodhur, ndërsa shtojnë se vajzën e kanë çuar të bëjë vizita gjinekologjike.
‘’Prisja vdekjen po këtë që ndodhi jo”, shprehet babai i vajzës, i cili shton se mësuesin e kishin pritur dhe për kafe në banesën e tyre.
‘’Vajza ishte si e trembur, më tha se ishte si pa qejf dhe nuk donte të shkonte në shkollë, i ka bërë presion. E ka qëlluar vajzën. Nuk kemi kuptuar gjë, vajza nuk donte që ta laja unë, thoshte jo se lahem vetë. Gjinekologia më ka thënë se kishte probleme”, shprehet e ëma.
‘’Profesori e ngacmonte me dorë, ndonjëherë na nxirrte të gjithëve jashtë”, shprehet një prej bashkëmoshatarëve të të miturës./Faxweb