×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Sarandë/ 27-vjeçari me ‘Smart’ i ngjall dyshime policisë, kontrolli e kap mat

Saturday, 09 June 2018 09:27

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një të ri, pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje.

Në kuadër të zbatimit të plan masave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, policia ka vijuar kontrollet e shumta me qëllim evidentimin dhe parandalimin e veprimtarive të ndryshme kriminale, si dhe për kapjen e ndalimin e shtetasve të cilët kryejnë vepra penale.

Si rezultat i kontrolleve është arrestuar në flagrancë shtetasi:
L. Niko, 27 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë.

Ky shtetas është konstatuar në lagjen “Nr.1”, duke qarkulluar me mjetin tip “Smart”, në të cilin mbante një armë zjarri pistoletë pa leje.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë tip “TT” si dhe automjeti.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Smarti dhe arma 2

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...