Erozioni po përpinë tokat në bregdet, Shqipëria drejt zvogëlimit

Saturday, 09 June 2018 17:20

Bregdeti i Semanit në Fier, por edhe zona të tëra në Durrës, Kavajë, Divjakë, Pashaliman e deri në Patok, Kune Vain, Shëngjin e më tej në veri të vendit janë në një gjendje alarmante.

Të dhënat zyrtare janë alarmante, sepse nga 427 kilometra vijë bregdetare thuajse 154 kilometra janë prekur nga erozioni apo janë në rrezik të tijin.

“Këtu ka qenë larg shumë, por vit pas viti erozioni ka gërryer, sivjet ka ngrënë prapë më shumë”, thotë Izmir Merrnica.

“Këtu jemi në Karpen dhe nga Karpen deri në Qerret vihet re që në vitin 1978, pothuajse vija bregdetare ka qenë e spostuar në det, tani në 2016 që është kjo vija e kuqe shikoni sesa ka avancuar drejt tokës, ndërsa pjesa kodrinore siç e shikoni pothuajse është gati në një nivel”, thotë Sherif Lushaj.

“Po nuk pati mbrojtje nga deti këtu çdo vit këtë punë ka, çdo vit do hyjë”, thotë Besnik Hasa.

“Aty faktikisht në qoftë se nuk merren masa në pjesën e sipërme të Kunes, brezi i dunave ranore rripi, është zvogëluar aq shumë sa në një të ardhme shumë të afërt ka rrezik të mos ekzistojë më”, shprehet Eglantina Demiraj Bruçi.

Sa të rrezikuara janë qendrat buze Adriatikut dhe cili është parashikimi i ekspertëve për mëse 41 mijë banesa të ndërtuara rreth 0,5 metra mbi nivelin e detit?

Çfarë do të ndodhë nëse nuk ndërhyhet me ndërtimet masive në plazhin e Durrësit, Shëngjinit , Kavajës e mjaft zonave të tjera? Cilat janë pjesët me problematike dhe masat që duhen marrë? Sot në mbrëmje në 20:10 në ciklin e dokumentarëve “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Marin Mema, do të trajtohet kjo temë delikate që prek thuajse të gjithë hapësirat e banuara në buzë apo në afërsi të detit Adriatik./t.ch

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...