“Më mori paratë”/ Pasi u denoncua nga 19-vjeçarja, Xhafer Mata kallëzoi Xhuljetën

Saturday, 09 June 2018 19:17

Krimi i rëndë që ndodhi në “Don Bosko” një ditë më parë, duket se ka qenë i paralajmëruar.

Pas denoncimit që 19-vjeçarja Xhuljeta Çuni kishte bërë më 7 Maj ndaj Xhafer Matës, ky i fundit kishte bërë gjithashtu kallëzim.

31-vjeçari kishte denoncuar në Policinë e Tiranës më datë 21 Maj 2018 19-vjeçares Xhuljeta Çuni.

Ky kallëzim është bërë në Komisariatin Nr.3. Sipas denoncimit, Xhafer Mata pretendon se 19-vjeçarja, për të cilën ka thënë se ishte bashkëshortja, i ka marrë një shumë parash, raporton Klan.

“Më datë 21.05.2018, u referuan materialet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen XH.Ç. 19 vjeçm banuese në Tiranë, pasi me anë të mashtrimit, ish-bashkëshortit Xh.M., vjeç 31, banues në Tiranë, i ka marrë një shumë paund“, thuhet në denoncimin e policisë bërë nga Xhafer Mata ndaj Xhuljeta Çunit.

Tetëmbëdhjetë (18) ditë përpara këtij kallëzimi, ishte 19-vjeçarja që kishte denoncuar Matën për përndjekje.

“Më datë 07.05.2018, u referuar materiale në Prokurorinë e Tiraës pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Xhafer Taip Mata, i datëlindjes 01.05.1987, banues në Tiranë, me arsim të lartë, sepse në mënyrë të përsëritur, në kohë e vende të ndryshme, ka përndjekur ish të dashurën Xhuljeta Sulejman Çuni, e datëlindjes 24.11.1999, banuese në Tiranë, me arsim 12 klasë”. Ky është denoncimi i Xhuljeta Çunit, i regjistruar zyrtarisht si kallëzim penal në Policinë e Tiranës. Një muaj pas denoncimit të saj, Xhafer Mata vrau me dy plumba ish të dashurën Xhuljeta Çuni dhe veten e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...