Dëshmia që do të zbardhë ngjarjen e rëndë

Diel, 10 June 2018 17:16

Policia pritet të marrë dëshmitë e familjarëve të Xhuljeta Çunit dhe Xhafer Matës, për të hedhur më shumë dritë mbi krimin e dyfishtë, që tronditi të premten kryeqytetin.

Banesa e autorit vazhdon të ruhet nga forcat e policisë. Një patrullë është e stacionuar aty, siç shihet në këto pamje të një kamera amatore. Kjo sipas policisë bëhet për të shmangur çdo lloj hakmarrje të familjarëve të vajzës.

Konflikti mes tyre mësohet se kishte nisur 1 muaj më parë, kur e reja vendosi t’i jepte fund lidhjes intime me 31-vjeçarin. Në këtë kohë, Xhuljeta Çuni mësohet se kishte bërë një denoncim në Komisariatin e Policisë Numër 3 për të riun, i cili nuk pranonte ndarjen.

Oficerët e thirrën Matën për ta pyetur dhe më pas i referuan materialet në Prokurori. Por kjo nuk e pengoi 31-vjeçarin të kërkonte me ngulm ribashkimin me Xhuljetën. Të premten paradite, ai e ndoqi nga pas duke e qëlluar me pistoletë, siç duket edhe në këto pamje të siguruara nga Televizionin Klan. Më pasi ai i dha fund jetës duke u vetëqëlluar në një lulishte.

Ky është krimi i dytë brenda 5 muajve në Tiranë, që ka të njëjtin motiv. Motiv, dashurinë e mohuar. Në 21 Janar, në afërsi të Fakultetit të Mjekësisë, Aldison Belulaj vrau fillimisht Ariela Muratin, e cila refuzoi të lidhej me të. Ndërsa më pas qëlloi edhe veten me një plumb në kokë, duke vdekur disa ditë më vonë në spital./Klan

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...