×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Policia fsheh origjinën shqiptare të 2.5 ton kanabis

Diel, 10 June 2018 20:08

Policia shqiptare ka dhënë detaje për sekuestrimin e 2,5 ton marijuanë në Brindisi të Italisë e cila sipas mediave italiane thuhet se vinte nga Vlora. Përmes një deklarate, policia shqiptare thotë se në operacion pas interceptimit të gomones, kanë marrë pjesë edhe Policia Kufitare e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi, ndërsa nuk dihet ende origjina dhe vendi nga ku u nis gomonia drejt Italisë.

 

Njoftimi i policise shqiptare:

Në datë 9 Qershor 2018, rreth orës 16:25, një avion i Guardia di Finanza të Pulias gjatë kontrollit në hapësirën detare, pikasi një mjet lundrues që lëvizte me shpejtësi në ujërat italiane, në largësi rreth 40 milje nga bregu.

Menjëherë në ndjekje janë vënë 2 mjete lundruese të GdF duke e interceptuar mjetin lundrues të llojit gomone, i cili ishte i ngarkuar dhe lëvizte me shpejtësi.

Ndërkohë partnerët italianë kanë njoftuar Policinë Kufitare në Shqipëri. Disa mjete të Policisë Kufitare dhe të Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë janë vënë në gadishmëri, në pritje të hyrjes së gomones në ujërat territoriale shqiptare.

Por gomonia e ngarkuar, në ndjekje nga GdF ka shtuar shpejtësinë duke hedhur në det ngarkesën.

Më pas ajo i është drejtuar territorit të Malit të Zi, duke u futur në këto ujëra.

Policia malazeze e ka interceptuar gomonen, por pas një ndjekje për rreth 1 orë, ka humbur gjurmët e saj.

Ndërkohë që Guardia di Finanza ka rikuperuar mallin e hedhur në det në ujërat ndërkombëtare në afërsi të ujërave territoriale të Malit të Zi, ku rezultoi 2 ton e 475 kilogramë marijuanë.

Autoritetet policore në 3 shtetet po vijojnë hetimet dhe shkëmbimin e informacionit për zbulimin dhe ndalimin e trafikantëve, por ende nuk ka të dhëna për origjinën e mallit dhe shtetin nga ku mund të jetë nisur gomonia.

Modifikuar më Diel, 10 June 2018 20:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...