Protesta-VIDEO/ Nis irritimi me qeverinë për shembjen e Teatrit

Diel, 10 June 2018 21:25

Pas bërjes publike të procedurave të qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar, përpara kësaj godine janë mbledhur këtë pasdite qytetarë të thjeshtë, grupe të shoqërisë civile, por edhe aktorë për të protestuar.

Aktori Robert Ndrenika ka marrë fjalën duke thënë: “Kjo ishte e papritur për të gjithë komunitetin, për mua personalisht. S’po marr vesh çfarë po ndodh. Ishim tek presidenti Ilir Meta, na dha të drejtë edhe kryetari i Kuvendit na dha të drejtë. Opozita është me ne. Jam i binudr se në PS ka antarë që janë me ne, por nuk flasin, kanë dhe ata hallet e tyre. Por nuk flasin. Unë i them dhe prokurorisë ta shohë këtë punë. Le ta marrë ta hetojë, se ka dhe firma Kodra shpk. Çjanë këto preferenca. Më vjen keq që nuk përfillet komuniteti ynë. Kryeministri na ka përbuzur. Ju lutem të hyjmë në bisedime, jo gjëra arbitrare. Vetëm Erdogani i bën këto punë.”

Duke shmangur procedurat ligjore ekzistuese për menaxhimin e pronës publike si dhe ligjin ekzistues të partneritetit publik-privat, qeveria shqiptare ka propozuar një projektligj të jashtëzakonshëm për t’i dhënë kompanisë Fusha sh.p.k pa garë tokën e Teatrit Kombëtar.

Modifikuar më Diel, 10 June 2018 21:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...