I dashuruar pas fasadës, Rama po vret çdo ditë shqiptarët

Hënë, 11 June 2018 08:55

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka nisur turin e “llogaridhënies” e mosdhëniesllogari për të gjitha dështimet e kësaj qeverie, çdo ditë në rrugët e vendit tonë po ndodhin aksidente me vdekje.

Vetëm gjatë ditës së djeshme dy aksident me vdekje ndodhën në rrugët tona, si pasojë e rrugëve jashtë cdo standardi.

Që kur Edi Rama erdhi në pushtet, foli për rrugë të lëna rrugëve, dhe u zotu se në mandatin e parë të qeverisë së tij, rrugët do të pësonin ndryshime rrënjësore.

Në fakt, jo vetëm një gjë e tillë nuk po ndodh, por edhe ato rrugë që ishin ndërtuar më parë, kanë dalë jashtë çdo standardi duke u kushtuar shqiptarëve jetën.

Por Edi Rama nuk e shqetëson kjo gjë, pasi synimi i tij janë fasadat e qyteteve si dhe ndërtimi i kullave, për oligarkët e tij.

Kur në një kohë shumica e taksave janë rritur, kur shqiptarët paguajnë naftën më të lartë në rajon, si pasojë e taksës së qarkullimit, investimet e qeverisë së Ramës janë inekzistente, duke bërë që shqiptarët të ecin në mëshirë të fatit dhe të luten që edhe kësaj herë të shkojnë gjallë në destinacioni  e tyre.

Për Edi Ramën, ka më shumë rëndësi ballkoni me drita i kryeministrisë, se ndriçimi i një rruge ku kalojnë me qindra qytetarë në ditë.

Për Edi Ramën kanë më shumë rëndës që disa stola në një qytet, sesa sinjalistika në disa rrugë, që për shoferët është orientim për të shmangur vdekjen.

Në turin e llogaridhënies, Edi Rama nuk flet për rrugët, nuk flet për aksidentet me vdekje që po ndodhin çdo ditë në Shqipëri, por bën humor dhe batuta, sepse ai kaq di të bëjë.

E tek e fundit, çfarë mund të presësh nga një person, që erdhi në krye të Shtetit, dhe punoi kundër interesave të shqiptarëve.

Por shqiptarëve u është sosur durim duke pritur Edi Ramën që të reflektojë dhe të bëjë punët që ligji dhe Kushtetuta ia sanksionon.

Gjërat kanë filluar të lëvizini, qytetarët po protestojnë çdo ditë e më shumë, e ndërsa nuk do të jetë e largët dita kur mllefi, inati dhe durim do shpërthejë kundër qeverisë dhe kryeministrit.

/55News.al/

Modifikuar më Hënë, 11 June 2018 09:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...