×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Fluks virozash, mjekët: Mos shkoni në spitale për të bërë terapi të rënda

Hënë, 11 June 2018 21:09

Rritet numri i fëmijëve të prekur nga virozat dhe infeksionet respiratore si pasojë e temperaturave të larta.

Drejtorja e Qendrës Shëndetësore, Nr.3 në Tiranë, Bruna Shiroka, thotë se ditët e fundit është vënë re një shtim i vizitave por nuk janë shënuar raste të rënda. Kryesisht kohëzgjatja e simptomave është 4-5 ditë .

Bruna Shiroka, drejtore Qendra Shëndetësore Nr.3: “Stina e verës ka për shkak edhe të temperaturave të larta shënon një rritje të numrit të rasteve të viroza të tipit enteroviroza më të shprehura te fëmijët e vegjël. Të shoqëruara me diare, të vjell por edhe temperaturë të lartë”.

Një problem që ajo ngre, është mënjanimi që prindërit i bëjnë mjekut të faljes dhe i drejtohen menjëherë urgjencës së pediatrisë. Madje kërkojnë me ngulm që fëmijëve tu injektojnë serume. Sipas Shirokës kjo është e gabuar për një virozë të thjeshtë.

“Për fat të keq prindërit i drejtohen spitalit. Por në një kohë të shkurtër ata nuk kanë çfarë ti bëjnë fëmijës, ndaj e vetmja gjë që do bëjnë është perfurzion, sorum me uji fiziologjik. Sorumi nuk është i domosdoshëm madje është traumatik për fëmijën”.

Një tjetër shqetësim që shfaqet është edhe viroza e udhëtarit dhe kjo prek kryesisht fëmijët e emigrantëve të huaj apo turistëve.

“Viroza e udhëtarit shoqërohet kryesisht me diarre dhe të vjella me problem gastrointestinal, kjo gjë vjen më shumë për personat që vinë nga jashtë për shkak të ndryshimit të klimës të vendit dhe të temparaturave. Nga ka komplikacione të rënda por duhet pasur kujdes nga dehidrimi”.

Mjekja shprehet se kujdesi më i madh duhet për fëmijët në vitin e parë të jetës, ndaj për çdo problem prindërit duhet ti drejtohen mjeku pediatër.

Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për shërbim mjekësor si pasojë e problemeve nga temperaturat e larta duhet të drejtohen për të marrë ndihmën e parë pranë qendrave shëndetësore, ku funksionojnë edhe ekipet e rehidrimit./Klan Plus

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...