Borxhi i qeverisë rritet me 31 milionë euro në 3-mujorin e parë 2018

Tuesday, 12 June 2018 08:17

Ekonomia shqiptare, pjesa private e saj, e ka ulur borxhin e jashtëm, por qeveria (borxhi i jashtëm publik) e ka rritur më tej me 31 milionë euro në tremujorin e parë.

Banka e Shqipërisë referoi se në fund të muajit mars të vitit 2018, Borxhi i Jashtëm Bruto (BJB) i Shqipërisë shënoi rreth 7,9 miliardë euro. Gjatë tremujorit të parë të vitit, stoku i BJB u zvogëlua me rreth 22 milionë euro, ndërsa ngushtimi vjetor shënon 72 milionë euro.
Por sektori i Qeverisë së Përgjithshme mban peshën kryesore në stokun e BJB-së. Në harkun kohor të një viti, borxhi i jashtëm i këtij sektori është zgjeruar me 31 milionë euro dhe në fund të muajit mars 2018, shënoi mbi 3,5 miliardë euro.
Detyrimet e Qeverisë së Përgjithshme prezantohen kryesisht si hua afatgjata, obligacione dhe dëftesa. Në terma vjetorë, teprica e huave afatgjata u zgjerua me rreth 28 milionë euro, ndërsa ajo e obligacioneve me 3 milionë euro. Gjatë periudhës (tremujori i parë 2018) borxhi i jashtëm i Qeverisë së Përgjithshme ra me rreth 20 milionë euro, në drejtim të shlyerjes së detyrimeve të huave afatgjata.
Ndërsa stoku i borxhit të Autoritetit Monetar ose Bankës së Shqipërisë, ra përgjatë vitit me rreth 10%, në reflektim të zvogëlimit të alokimeve në SDR dhe të huave afatgjata dhe në fund të muajit mars 2018, shënon 56 milionë euro.
Tremujori i parë 2018, nuk shënoi lëvizje të konsiderueshme në nivelin e borxhit të këtij sektori. Në masën më të madhe, detyrimet e Autoritetit Monetar përbëhen nga alokimet e SDR-së (98%), ndërsa huatë afatgjata të akorduara nga FMN zënë vetëm 2%.
Në fund të marsit 2018, stoku i borxhit të jashtëm bruto të Sistemit Bankar shënon rreth 1,381 milionë euro dhe në terma vjetorë qëndron në një nivel rreth 18 milionë euro më të lartë. Ndërkohë, gjatë tremujorit të parë 2018, ky sektor ka tkurrur nivelin e borxhit me rreth 5 milionë euro në drejtim të uljes së detyrimeve afatgjata.
Borxhit i jashtëm i sektorit bankar prezantohet kryesisht në formën “hua” dhe “monedha e depozita”, respektivisht në rreth 14% dhe 86% të totalit. Referuar nivelit në fund të mars 2017, Sektorët e Tjerë kanë tkurrur detyrimet e tyre me jashtë, me rreth 32 milionë euro në nivelin 1,273 milionë euro.
Lëvizjet kryesore reflektojnë ngushtim të detyrimeve afatgjata në formën e “huave” (-64 milionë euro) dhe në të njëjtën kohë, zgjerim të detyrimeve afatshkurtra në formën e “kredive tregtare” (23 milionë euro). Borxhi i jashtëm i krijuar në formën e huave midis kompanive të lidhura në një marrëdhënie investimi direkt ra si në terma vjetorë ashtu edhe gjatë periudhës, kryesisht si pasojë e shlyerjes së detyrimeve.
Totali i tërheqjeve ose fluksi i borxhit të ri gjatë tremujorit të parë të vitit 2018, ishte 59.9 milionë euro. Tërheqjet e sektorit publik shënojnë 23.7 milionë euro dhe ato të sektorit privat 36.3 milionë euro. Struktura e tërheqjeve përbëhet kryesisht nga detyrime të reja borxhi të Sektorit Bankar (në masën 46%) dhe të Qeverisë së Përgjithshme (në masën 40%).
Shërbimi i borxhit të jashtëm (pagesat e principalit dhe të interesit) për tremujorin e parë 2018 shënon 66.1 milionë euro. Nga këto, rreth 37.1 milionë euro janë pagesa të Qeverisë së Përgjithshme, 16.9 milionë euro të Sektorëve të Tjerë, 11.1 milionë euro të Sistemit Bankar dhe 1 milion euro të Autoritetit Monetar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...