Ngec projekti/ BB: Ministria e Shëndetësisë, ende në tranzicion post-zgjedhor

Tuesday, 12 June 2018 10:29

Kur po bëhet një vit nga zgjedhjet elektorale që u pasuan më pas nga krijimi i qeverisë “Rama 2” në shtator, duket se një pjesë e institucioneve akoma janë në fazë tranzicioni. Kjo situatë ka krijuar edhe vonesa në projekte të rëndësishme siç është edhe ai me vlerë financimi 38.9 milionë dollarë i njohur si “Projekti i Përmirësimit te Sistemit Shëndetësor”. Banka Botërore në rishikimin e fundit të ecurisë së programit e ka vlerësuar në të paktën tre aspekte ku ecuria drejt arritjes së objektivave konsiderohet si “mesatarisht jo e kënaqshme”, dhe e njëjta vlen edhe për zbatimin e përgjithshëm të projektit ndërkohë që risku i përgjithshëm është cilësuar si “i konsiderueshëm”.

Banka shprehet se zbatimi i projektit ka vijuar me vonesa. “Arsyet kryesore që fshihen pas kësaj situate janë: së pari ristrukturimi i brendshëm i Ministrisë së Shëndetësisë që ka vonuar ngritjen e e grupeve të punës dhe koordinatorëve për komponentët dhe aktivitetet kryesore të projektit dhe së dyti një vendim i Këshillit të Ministrave (dhjetor 2017) për të forcuar përfshirjen e Agjencisë Kombëtare të Teknologjisë së Informacionit në zbatimin e aktiviteteve të Sistemit të Menaxhimit të Informacionit Shëndetësor.

Ndërkohe zbatimi i disa aktiviteteve aktualisht është drejt kompletimit siç është shpërndarja e pajisjeve për spitalet rajonale, finalizimi i projektimit për rehabilitimin fizik të Spitalit Pediatrik nën Qendrën Spitalore Universitare (QSUT) shumica e aktiviteteve të tjera kanë ngecur” thuhet në raportin e rishikimit.

Sipas dokumentit është rënë dakord që rishikimi i radhës të mbahet diku mes 16-26 korrik 2018 dhe në të janë marrë një sërë angazhimesh.

“Deri atëherë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do konfirmojë prioritetet e saj dhe do të vijojë me hapat kyçë të reformës në sektorin shëndetësor, e-shëndetin, dhe reformën e pagesave. Më e rëndësishme vëmendje e menjëhershme do t’i jepet procesit të përzgjedhjes së firmës që do të punojë për rishikimin e planit të Master Plani i Spitalit dhe kontraktimi dhe e kompanisë së përzgjedhur për asistencën teknike që do të përgatisë termat e referencës për Sistemin e Informacionit të Shëndetit” vlerëson Banka Botërore. Monitor

Modifikuar më Tuesday, 12 June 2018 10:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...