Lista me noterë dhe vlerësues të pasurive të paluajtshme, u kërkohet transparencë bankave  

E Enjte, 14 June 2018 08:41

Një vit më parë një studim për sektorin bankar në vend bëri që Autoriteti i Konkurrencës të dilte me një seri rekomandimesh për bankat e nivelit të dytë. Mes të tjerash ajo që kërkohej ishte që këto të fundit të vendosnin në dispozicion të klientëve të tyre një listë me noterë dhe vlerësues të pasurive të paluajtshme duke i zgjeruar kështu mundësinë e përzgjedhjes. Por një vit më pas Konkurrenca ka bërë një bilanc për të vlerësuar sesa janë marrë parasysh këto rekomandime.

Në një vendim të fundit të majit Autoriteti i Konkurrencës u ka kërkuar bankave që t’i vënë në dispozicion listën e noterëve dhe vlerësuesve si dhe numrin e procedurave të realizuar nga secili prej tyre gjatë vitit 2017 si dhe procedurën e përzgjedhjes së ofruesve të këtyre shërbimeve në vitin 2017. Për bankat të cilat nuk ofrojnë këtë informacion Konkurrenca ka nënvizuar se do të ketë masa administrative.

“Në rast të mos zbatimit të pikës 1 të dispozitivit të këtij vendimi, Komisioni në zbatim të nenit 73, pika 1, germa a) të ligjit nr. 9121 “Për mbrojtjen e konkurrencës” (të ndryshuar), do të vendosë gjobë deri në 1 % të xhiros totale te vitit paraardhës financiar për shkelje të lehtë të konkurrencës” thuhet në vendim.

 

Rekomandimet e bëra nga Autoriteti

Në mars të vitit 2017 Komisioni i Konkurrencës do të jepte përmes një vendimi disa rekomandime për Bankën e Shqipërisë, Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe Bankat e nivelit të dytë. Të paktën tre ishin rekomandimet kryesore. Së pari bankat të t’i mundësonin klientit përzgjedhjen e vlerësuesit dhe të noterit në një listë të përzgjedhur të bankës, me qëllim rritjen e konkurrencës mes ofruesve të këtyre shërbimeve.

Së dyti nxitja e kartave lokale, që nuk kanë kosto të larta si kartat që emetohen nga skemat ndërkombëtare (MasterCard, apo Visa etj.,) që do të mundësonin më shumë përdorim dhe pranim të pagesave pasi kostot do të ishin më të ulëta për bankat rrjedhimisht edhe për klientët.

Së treti bankat të krijonin lehtësira për lëvizshmërinë e klientëve duke ulur kostot “bllokuese” (kostot të cilat e detyrojnë klientin të qëndrojë pranë një banke si komisione për mbyllje llogarie, kosto administrative për klientin si kohë, rimbushje formularësh, përgatitje dokumentacioni, përdorimi i teknologjive të reja për tu afruar më shumë lehtësi tek klientët) si dhe të rrisin transparencën duke i bërë më të kuptueshme këto kosto për klientin, përfshirë edhe skedën e amortizimit të kredisë, e cila duhet të jetë në gjuhën shqipe në të gjitha bankat dhe për të gjitha rastet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...