Indeksi i të drejtave të punonjësve, Shqipëria shteti ku korporatat i shkelin rregullisht

E Enjte, 14 June 2018 10:17

Cenimi i hapësirës demokratike për njerëzit që punojnë dhe ndikimi i pakontrolluar i korporatave janë në rritje. Ky është konkluzioni i raportit më të fundit nga Konfederata Ndërkombëtare e Tregtisë (ITUC).

Indeksi i të drejtave globale të ITUC 2018 ka vënë në shënjestër shtetet që nuk respektojnë të drejtat e punonjësve. Sipas këtij raporti, Shqipëria bën pjesë në shtetet, ku në mënyrë të rregullt, korporata të ndryshme shkelin të drejtat e punonjësve.

Sipas raportit, kudo në botë ka pasur kufizime për fjalë të lirë në publik kur kërkohen të drejtat, si dhe janë shtuar protestat e sulmet gjithnjë e më të dhunshme ndaj mbrojtësve të të drejtave të punëtorëve. “Puna e denjë dhe të drejtat demokratike janë cenuar në gati të gjitha vendet, ndërkohë që pabarazia vazhdoi të rritet.”-thuhet në raportin e ITUC.

Edicioni i pestë i Indeksit të të Drejtave Global të ITUC-it rendit 142 vende, sipas shkallës së respektimit të të drejtave të punëtorëve.

Në cilësimet e dhëna në raport, Shqipëria bën pjesë në grupin e shteteve ku të drejtat e punonjësve cenohen në mënyrë të rregullt, ashtu sikurse edhe në Maqedoni; ndërsa në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë në mënyrë sistematike, një nivel më i përkeqësuar sipas indeksit.
Fuqia e demokracisë për të ndryshuar rregullat u shfaqën me qeveritë e sapozgjedhur në Islandë, Kanada dhe Zelandë të Re që vepronin në interes të njerëzve që punonin, me ligje për të mbyllur boshllëkun e pagave gjinore, për të paguar pushimet, duke rritur pagat në mënyrë të vazhdueshme, si dhe me shfuqizimin e ligjeve represive të punës.

Dhjetë vendet më të këqija për punëtorët në vitin 2018 janë: Algjeria, Bangladeshi, Kamboxhia, Kolumbia, Egjipti, Guatemala, Kazakistani, Filipinet, Arabia Saudite dhe Turqia.

Raporti nënvizon se ndonëse kontinenti që përformoi më mirë, në Evropë punëtorët ende vuajnë nga efektet afatgjata negative të masave të shtrëngimit, të cilat të gjitha po shkatërrojnë kuadrin ekzistues të marrëveshjeve kolektive, veçanërisht në vendet e prekura nga politikat e Trojkës (Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar), si Portugalia, Spanja dhe Greqia. “Në vitet 2017-18, vendet evropiane u karakterizuan gjithashtu nga një rënie sa i përket kriterit të respektimit të dialogut social trepalësh- një rënie që minoi qeverisjen e punës. Në Francë, një vit pasi ligji fiskal “El Khomri” reformoi Kodin e Punës, i cili u detyrua të hyjë në ligj pa debat parlamentar, qeveria e sapo zgjedhur zgjeroi debatet demokratike dhe miratoi ordinancat e kundërligjshme që nënvleftësuan më tej, hierarkinë e standardeve dhe dobësuan mbrojtjen e punëtorëve. Në Maqedoni, qeveria me kokëfortësi refuzoi të rinegociojë Marrëveshjen Kolektive të Përgjithshme për sektorin publik duke hedhur poshtë të gjitha kërkesat e shoqatave”- thuhet në raport.

Modifikuar më E Enjte, 14 June 2018 16:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...