×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Fitër Bajrami/ Sulejman ef. Rexhepi: Edhe në qiej është ditë e shpërblimeve

E Enjte, 14 June 2018 20:54

Mesazhi i Reisul Ulemasë së BFI në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi, me rastin e Fitër Bajramit, 2018

 “Ata që japin nga pasuria e tyre natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre; ata nuk do të kenë pse të frikësohen apo pikëllohen.” (El Bekare, 274)

Të dashur besimtarë! Vëllezër e motra!

Le ta falënderojmë vetëm Krijuesin tonë i Cili na e mundësoi që të kalojmë edhe një Ramazan, një Muaj të shenjtë, duke përjetuar kënaqësi të papërshkrueshme të cilat arrihen vetëm në ibadete e lutje, në agjërim, duke e vënë në sprovë besimin, duke ngadhnjyer mbi tundimin dhe duke bërë vetëm vepra humane, të denja për një mysliman të devotshëm.

Në këtë muaj erdhi e mira e njerëzimit, zbriti drita, u hap mendja, u urdhërua mëshira dhe bamirësia, mori formë dashuria dhe respekti, zbriti kodi i paqes dhe mirëqenies. Prandaj, ky muaj gjithnjë duhet të shënohet, duhet që të përjetohet me tërë qenien tonë, duhet ta madhërojmë duke i kryer të gjitha ibadetet që janë karakteristikë e ktij Muaji të shenjtë. Duke iu përkushtuar ibadeteve, ne, në fakt, jemi më pranë Zotit tonë, i Cili na e lehtëson përjetimin e kësaj kënaqësie duke i mbajtur nën pranga djajtë dhe larg nesh çdo gjë tjetër që mund të na tundojë e të na e zvogëlojë durimin. Kjo kënaqësi kulmon në ditën e Fitër Bajramit!

Me këtë shpirt të pastër, solemnisht mund ta nisim festën e Bajramit të Ramazanit, duke e marrur ngryrk njëri-tjetrin, vëllai vëllanë, motra motrën, fëmija prindin, fqiu fqiun, duke mos e harruar skamnorin, atë që ka nevojë, jetimët e bonjakët. Kështu do të jemi më humanë dhe më të ndërgjegjshëm për të mirat e Zotit që na i ka dhuruar.

Muhamedi a.s. për ditën e Bajramit thotë: “Në ditën e Fitër Bajramit engjëjt qëndrojnë në çdo skaj të rrugës dhe thërrasin: “O besimtarë, shpejtoni te Zoti i juaj Fisnik, sepse Ai ofron të mirat e Tij të pakufishme, shpërblenë me dhurata më të mira. Për shkak se ju urdhëroi për falje gjatë natës e ju atë e bëtë, ju urdhëroi të agjëroni ditën, e ju këtë e bëtë. E respektuat Zotin tuaj, andaj pranoni dhuratat e juaja. Pas përfundimit të namazit të Bajramit, një thirrës thërret: “Zoti i juaj ua fali gabimet, andaj kthehuni të gëzuar në familjet e juaja, sepse kjo është ditë e dhuratave, gjithashtu kjo ditë edhe në qiej konsiderohet ditë e shpërblimeve”.

Bësimtarë të dashur, me fat dhe ju qoftë për hajër Fitër Bajrami! Paçit bekimin e Zotit Mëshirëplotë.

Modifikuar më E Enjte, 14 June 2018 21:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...