Bizneset e huaja transferime rekord të fitimeve jashtë

Premte, 15 June 2018 09:30

Sipërmarrjet e huaja po transferojnë gjithnjë e më shumë fitime këto dy vitet e fundit, duke iu afruar niveleve rekord të arritura në periudhën 2008-2010, kur kompanitë celulare kishin norma të larta fitimi.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, të ardhurat dalëse të investimeve (kryesisht transferimi i fitimeve) ishin 82 milionë euro në janar-mars, me një rritje prej 4% në krahasim me tremujorin e parë 2017. Në raport me dy vite më parë, transferimi i fitimeve pothuajse është dyfishuar.

Banka e Shqipërisë thotë se nga shuma prej 82 milionë euro, 63 milionë euro ishte fitimi i riinvestuar dhe 19 milionë euro ishin pagesat e interesave.

Pas periudhës 2008-2010, fitimi i transferuar ra ndjeshëm, pasi rritja e konkurrencës dhe maturimi i tregjeve të telekomunikacionit çoi në tkurrjen e fitimeve të dy operatorëve kryesorë celularëve.

Në tremujorin e parë 2013, transferimi i fitimeve ra në nivele minimale prej 10 milionë euro, për të filluar rritjen më pas. Përmirësimi i aktivitetit të bankave dhe rritja e kompanive koncesionare vlerësohen si arsyet kryesore që kanë çuar në këtë tendencë.

Nuk ka më efekt te kursi

Transferimi i fitimeve të operatorëve celularë ishte arsyeja kryesore e rritjes së ndjeshme të euros pas vitit 2009. Në atë kohë, transferimi vjetor i fitimeve ishte 300-400 milionë euro (niveli rekord është arritur në 2009-n me 402 milionë euro, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë), duke bërë që monedha e përbashkët të kërcente brenda dy viteve nga 123 lekë në rreth 140 lekë. Në ata kohë transaksionet ditore të kursit ishin më pak se 20 milionë euro, ndaj dhe shuma të tilla e ndikuan aq shumë kursin, sa Banka e Shqipërisë i këshilloi kompanitë të bënin konvertime graduale dhe jo të gjitha shumat njëherësh.

Dy vitet e fundit, ndonëse transferimi i fitimeve ka ardhur në rritje, (në vitin 2017 ai arriti gati 300 milionë euro dhe në tremujorin e parë 2017 ishte në nivelin më të lartë nga 2009 , kërkesa për valutë nga kompanitë nuk ka ndikuar në forcimin e euros. Përkundrazi, euro është zhvlerësuar dy vitet e fundit. Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, arsyeja lidhet me rritjen e volumit ditor të transaksioneve (që aktualisht vlerësohet rreth tre herë më e lartë se në atë kohë), si dhe me ofertën e shtuar në euro vitet e fundit, që vlerësohet se ka ardhur kryesisht nga kanale informale, pasi të dhënat zyrtare të bilancit të pagesave nuk raportojnë rritje të sasisë së valutës të hyrë në Shqipëri nga burimet zyrtare. /Monitor/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...