Kostoja mesatare e Bajramit për një familje sipas çmimeve të tregut

Premte, 15 June 2018 12:26

Kostoja  e Bajramit për një familje mesatare sipas çmimeve të tregut

Festa e Fiter Bajramit që vjen menjëherë pas muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, i cili konsiderohet si një nga muajt më të rëndësishëm për vitin për të gjithë besimtarët muslimanë në gjithë botën, kremtohet me drekën tradicionale.
Mënyra e të festuarit është e ndryshme, sigurisht në proporcion me të ardhurat që ka një familje dhe traditën e krijuar.
Por, cila është kostoja e parave që shpenzon një familje me të ardhura mesatare 4-anëtarëshe për këtë festë?
Amvisat thonë, se dreka tradicionale përmban produkte mishi, drithëra, ëmbëlsira, fruta dhe perime, lëngje etj.
Dafina, një amvisë e cila ka dy fëmijë dhe bashkëshortin, thotë, se për drekën tradicionale që Bajramit ka shpenzuar jo pak, por 7 mijë lekë të reja, për të blerë produktet që duhen në mëyrë që tryeza e festës të jetë e bollshme dhe e kuruar mirë.
“Festa e Fiter Bajramit është e rëndësishme për besimtarët muslimanë. Duke qenë se ne nuk kemi rroga shumë të larta, por rroga normale për realitetin ku jetojmë, kam blerë 3 kilogram mish, 4 kilogram fruta, kam blerë një tortë me fruta të thata, do bëj spageti me perime, lëngje etj. Duke qenë se janë temperaturar e larta, nuk është se konsumojmë shumë, pasi nëse festa do të ishte gjatë dimrit, konsumi do të ishte më i lartë ndërkohë edhe çmimet do të ishin më të larta” thotë Dafina.
Përmes një përllogaritje të thjeshtë ne tabele do te keni faturën e festës së Fiter Bajramit

Ndërsa një tjetër amvisë, që falë punës që bashkëshorti i saj bën në një kompani private dhe paguhet me pagë të mirë, thotë se drekën e Fiter Bajramit do ta kalojë në një nga restorantet në zonën periferike të kryeqytetit.

“Drekën e Fiter Bajramit do e kalojmë në një nga restorantet në Pezë të Tiranës. Kemi prenotuar, pasi bashkëshorti im paguhet mirë dhe kemi mundësi që ta përballojmë. Besoj fatura nuk do të na shkojë shumë, pasi restorantet nuk abuzojnë në rastin e festës së Bajramit, siç ndodh për festat e tjera” shprehet ajo.
Por si kanë variuar çmimet e produkteve në tregje?
Ekonomix.al ka bërë një vëzhgim në disa prej tregjeve të kryeqytetit, ku vërehet se luhatje çmimesh ka pasur vetëm tek disa prej frutave dhe perimeve.
Sallata jeshile, pjeshkët, qershitë, trangujt, patatet, patëllxhanët kanë pësuar një rritje prej 10%.
“Nuk janë shumë të shtrenjta çmimet, por ëhstë vërejtur një rritje prej gati 10% të çmimit të sallatës, qershive, pjeshkët, patatet, patëllxhanët. Një ditë para festës e kemi konstatuar këtë rritje në tregun e madh, pasi ne furnizohemi atje”  thotë një tregtar.
Por, përveç kësaj kostoje, një familje për festën e Fiter Bajramit, i duhet të ndajë ca para mënjanë për Fitrat e Bajramit.
Sipas besimit Islam, dhënia e zekatit të fitrit është obligim për të gjithë muslimanët dhe konsiderohet pastrim dhe ushqim për të varfrit.
Çdo familje duhet të japë fitrat që janë rreth 5 qind lekë për anëtar familje, para që pas faljes së namazit të Bajramit i jepen personave ose familjeve në nevojë, në shenjë ndihme për ta.
“Unë çdo Fiter Bajram parashikoj  5 qind lekë për secilin prej anëtarëve të familjes sime dhe ia jap të gjitha një familje të varfër. Këto para i japim si obligim, për çdo anëtar familje” thotë një besimtare muslimane. Ekonomix.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...