Njollat e bardha tek thonjtë – Shkaqet, çfarë tregojnë për shëndetin

Premte, 15 June 2018 12:52

Leukonika është emri mjekësor i shfaqjes së pikave apo vijave të bardha në thonjtë tanë.

Këto pika mund të dalin vetëm në një gisht ose dhe në disa në mënyrë të rastësishme. Shkaktari kryesor i lekonikës është lëndimi i shtratit të thoit.
Këto lëndime mund të ndodhin nëse ju e përplasni apo godisni thoin ose gishtin tuaj.
Shfaqja e njollave është një problem shumë i përhapur dhe në shumicën e rasteve i padëmshëm.
Shumë persona të shëndetshëm, në një moment të jetës së tyre u janë shfaqur këto njolla.
Për disa, pikat e bardha mund të shfaqen si pikla të përhapura në të gjithë sipërfaqen e thoit.
Për të tjerë mund të jetë vetëm një njollë e madhe e bardhë.
Por ka dhe shumë shkaqe të tjera që lidhen me njollat e bardha tek thonjtë që lidhen me probleme shëndetësore, të cilat AgroWeb.org i liston në artikullin më poshtë.
Shkaqet dhe sinjalet për shëndetin
Reaksion alergjik
Alergjitë ndaj manikyrit, apo lëndëve që përdoren për heqjen e tij, mund të shkaktojnë njollat e bardha në thua.
Përdorimi i akrilikut apo xhelit gjithashtu e dëmton shtratin e thoit dhe mund të rezultojë në shfaqjen e pikate të bardha.
Infeksion myku
Shenja e parë e infeksionit nga myku është një njollë e bardhë në thua. Ky infeksion rritet dhe përhapet në të gjithë thoin.
Lëndim i thonjve
Nëse ju keni përplasur gishtin apo thoin në ndonjë objekt të fortë, kjo sjell krijimin e këtyre pikave të bardha.
Por kur ato të jenë shfaqur ju do ta keni harruar incidentin, pasi duhet diku tek 3 javë që ato të dalin në sipërfaqen e thoit.
Mungesë mineralesh dhe vitaminash
Zakonisht lidhet me mineralin e zinkut dhe të kalciumit. Mungesa e këtyre dy mineraleve është parë që sjell formimin e këtyre njollave të bardha. AgroWeb.org ju këshillon se në lidhje me trajtimin e tyre, duhet të këshilloheni me mjekun. Pasi siç ndryshon arsyeja e shfaqjes së tyre, ashtu ndryshon dhe trajtimi.
Në raste të rralla, këto njolla paralajmërojnë dhe sëmundjet e zemrës apo infeksione të brendshme, prandaj është e rëndësishme që të këshilloheni me mjekun tuaj./AgroWeb.org

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...