Problemi me kabinat, 51.3% nuk janë në pronësi të OSHEE, kompania nuk ndërhyn dot  

Premte, 15 June 2018 12:58

Jo të pakta janë rastet kur defektet në kabina elektrike private duan kohë për të marrë zgjidhje duke lënë pa energji për një kohë të gjatë konsumatorët. Kjo lidhet me një ngërç të përgjithshëm sistemin tonë energjetik ku pjesa më e madhe e kabinave si për ironi nuk janë në pronësi të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).

Një çështje e tillë u ngrit edhe gjatë diskutimit të raportit të Entit Rregullator të Energjisë në Kuvend dhe kjo tashmë është reflektuar edhe tek detyrat që i janë lënë këtij institucioni për zbatim në vitin aktual.

Edhe pse ERE nuk është drejtpërdrejt e përfshirë në këtë hallkë, kërkesa e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave është që të nxitet OSHEE dhe institucionet e tjera të gjejnë një zgjidhje.

“Në bashkëpunim me OSHEE dhe institucionet përgjegjëse të marrë masa për zgjidhjen e problemit të pronësisë të kabinave elektrike, 51,3% e të cilave nuk janë në pronësi të OSHEE duke krijuar kështu pengesa për të drejtën e ndërhyrjes dhe kryerjen e shpenzimeve financiare nga ana e OSHEE në rastet e nevojshme, si dhe të propozojë ndryshimet e nevojshme në legjislacion për zgjidhjen e këtij problemi në të ardhmen” thuhet në rezolutën e miratuar për këtë institucion.

Në rastet e kabinave private të cilat kanë pësuar defekte OSHEE ka ndjekur një procedurë standard ku janë mbledhur firmat e atyre që konsiderohen pronarë të cilët kalojnë të drejtën e kabinës në pronësi të kompanisë duke bërë kështu të mundur më pas edhe ndërhyrjet. Dukuria e kabinave private është evidente sidomos në zonat me ndërtime të reja informale ku lidhjet janë bërë në mënyrë të jashtëligjshme dhe blerja e instalimi i kabinave gjithashtu.

Kuvendi ka lënë gjithashtu ERE-s detyrë që të nxisë OSHEE-ë për vënien sa më shpejt në punë të sistemit të ri të faturimit i cili matjen e energjisë dhe krijon mundësi dhe opsione të reja të nevojshme duke përshirë edhe matjen periodike disa mujore si dhe përfshirjen në kontratën tip për vitin 2019 të kësaj mënyre matje.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...