Lal Eri bën namin me gjobat, ndëshkohet më shumë Lapraka si e djathtë

Premte, 15 June 2018 13:51

Të pangopur me të ardhurat, Rilindasit, në pushtet qendror apo vendor si Rama ashtu dhe Veliaj sulen për të mbledhura sa më shumë para në rrugë formale e bërë ato rrush e kumbulla si dhe informale me trafiqet që tashmë dihet, si dhe përfitojnë dhe lejet e ndërtimit etj.

Përvec kësaj nuk mungojnë as gjobat ndaj qytetarëve dhe bizneseve nga tatimet, doganat, inspektoriatet si dhe policitë. Vec policisë rrugore e cila rri me bllok në dorë, është edhe policia e varur nga Lal Eri, ajo bashkiake e cila ka bërë kërdinë me gjobat në emër të shkeljeve!
Në 3 muajt e parë të këtij vitit, Policia Bashkiake e Tiranës ka vendosur në total 5020 gjoba në të gjitha njësitë administrative të kryeqytetit, duke përjashtuar këtu gjobat e vendosura për parkime të gabuara.
Referuar të dhënave zyrtare të bëra publike nga Bashkia e kryeqytetit, gjobat janë vendosur për shkelje të ndryshme si zënie të hapësirave publike; aktivitet pa leje; ndotje mjedisi; prishje të qetësisë publike; shpërdorim i ujit të pijshëm; mungesë dokumentacioni, si dhe gjoba të natyrave të tjera.
Por të përfshijmë këtu edhe gjobat e qarkullimit rrugor, numri i tyre është shumë më i lartë. Por kush është njësia me perfomancën më të keqe në këtë drejtim dhe që ka marrë numrin më të lartë të gjobave? Duke analizuar të dhënat e Policisë Bashkiake për çdo njësi, vihet re se njësia administrative më problematike është ajo nr.11, ose siç njihet ndryshe, zona e Laprakës.
Në këtë njësi janë vendosur në total 667 gjoba, e ndjekur nga njësia nr. 8 që përfshin zonën e Selvisë, Medresesë, etj, me 608 gjoba dhe e treta renditet Tirana e Re, apo njësia nr.5 me 553 gjoba.
Nga njësitë e vjetra të kryeqytetit më pak shkelje e si rrjedhim dhe masa administrative janë regjistruar në njësinë nr.1 që përfshinë Rrugën  e Elbasanit, Shkollën e Baletit, ku janë vendosur 183 masa administrative etj. Ndërsa ish komunat që i janë bashkuar Tiranës kanë një numër të papërfillshëm shkeljesh.

Modifikuar më Premte, 15 June 2018 17:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...