Një 21-vjecar është proceduar penalisht, pasi akuzohet se ka goditur dje me vezë kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Penalisht është proceduar O.G. 21 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa policia thotë se po punohet për shoqërimin e tij.
Incidenti ndodhi dje para dëgjesës së kreut të bashkisë së Tiranës me artistët për Teatrin, ku një grup të rinjsh nga FRPD kanë qëlluar me vezë kryebashkiakun Erion Veliaj, të cilin e akuzojnë se po prish teatrin për të lejuar aty ngritjen e kullave.