×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Arsimi i lartë, këtë vit numri më i ulët i studentëve në 5 vjet

Premte, 15 June 2018 16:25

Numri i studentëve në arsimin e lartë këtë vit akademik ka arritur nivelin më të ulët të viteve të fundit. Sipas të dhënave nga Instat, për vitin 2017-2018, numri total i studentëve të regjistruar ishte 129 mijë, në rritje me 7.5% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Ky është viti i katërt radhazi që numri i studentëve në universitete pëson rënie. Rënia ka nisur pasi qeveria e majtë vendosi në vitin 2013 mbylljen e disa prej universiteteve private që nuk plotësonin kriteret ligjore. Gjithashtu, pjesë e strategjisë për arsimin ka qenë frenimi i dyndjes në universitete dhe promovimi i arsimit profesional, për t’iu përgjigjur më mirë nevojave të tregut të punës.

Vitet e fundit kanë sjellë një përmbysje të tendencës së masivizimit të arsimit të lartë të nisur në mesin e viteve 2000, falë hapjes së shumë universiteteve private pa filtra cilësorë të pranimit të studentëve.

Mungesa e kontrollit mbi këto universitete solli diploma pa besueshmëri në tregun e punës, ndërsa mungesa e një orientimi të qartë për tendencat e tregut të punës shkaktoi rritje masive të të diplomuarve në shkencat shoqërore.

Qeveria dhe përfaqësues të sipërmarrjes këmbëngulin se tregu ka më shumë nevojë për zanatçinj dhe kjo ka rritur promovimin e arsimit profesional. Në fakt, edhe në arsimin e mesëm profesional numri i nxënësve në tre vitet e është pothuajse i pandryshuar pranë nivelit 25 mijë.

Megjithatë, kjo mund të quhet një tendencë pozitive në raport me pjesën tjetër të arsimit. Në të gjitha nivelet e arsimit, duke filluar nga ai fillor, numri i nxënësve është në rënie vit pas viti.

Kjo lidhet në radhë të parë me tendencat demografike. Ulja e lindjeve po pakëson numrin e nxënësve në shkolla, ndërsa gradualisht pritet të sjellë pasoja edhe në tregun e punës dhe në ekonomi.

Modifikuar më Saturday, 16 June 2018 10:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...