×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Arrestohet zyrtari francez, trafikonte armë për bandat shqiptare

Premte, 15 June 2018 18:51

Autoritet franceze kanë zbuluar një arsenal armësh në një fshat të Francës, të cilat ishin të fshehura në shtëpinë e një vreshtari.

Mediat vendase raportojnë se vreshtari është njëkohësisht edhe këshilltar në komunën e fshatit.

Në banesën e tij në Moulidars, policia gjeti dhe sekuestroi 39 pushkë, 3 pistoleta, një mitraloz, një kallashnikov dhe 300 mijë Euro cash.

Dyshohet se ai është i përfshirë në trafik armësh dhe është i lidhur me mafian shqiptare.

Ai i shpjegoi policisë se ra në kontakt me një shqiptar në një zonë të pyllëzuar. Shqiptari i kërkoi që t’i blinte disa armë, dhe më pas u bind që t’ia shiste. Megjithatë, ai ka mohuar që të jetë i përfshirë në trafik armësh dhe ka këmbëngulur që armët i ka koleksion.

Policia nuk është bindur nga pretendimet e tij dhe e ka arrestuar. Dyshohet se vreshtari u shet armët trafikantëve të drogës në veri të Nantes.

Komuniteti lokal në fshatin prej 700 banorësh është tronditur nga kjo ngjarje. Vetë kryetari i komunës tha se të gjithë e njohin njëri-tjetrin dhe nuk kishin asnjë informacion që personi në fjalë të kishte arsenal armësh.

“Të gjithë njihemi me njëri-tjetrin, nëse do të kisha dijeni do të lajmëroja policinë”, u shpreh një tjetër banor. 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...