Mashtrimet s'i pranon historia as lëpirjet Havzia

Premte, 15 June 2018 19:37

Nga Rexhep Shahu

I dashur Havzi, kane fillue me te dashte shume njerëz.

Kane fillue me te dashte edhe ata qe te kane pas urrye, qe te kane pas pergojue, qe ngapak edhe te kane pas spiunue. Mendoj se eshte gje e mire.

Kane fillue me te dashte edhe pasardhësit e atyre qe te kane urrye e pergojue e qe nuk donin me ta degjue emrin, qe edhe te spiunonin ngapak, qe nuk kishin dëshirë te kishin pune kurre me ty, qe te shmangeshin ne udhe si kolerës, qe nuk kishin dëshirë qe ti t'ua shkelje deren e shtepise sa zgjebja.

Kane fillue pra me te dashte shume njerez qe nuk te kane pas dashte. Kjo mendoj pra se eshte gje e mire, shume e mire.

Kane fillue me te dale shume njerez te afert, me shume se ke pase. Eshte mire edhe kjo gje, me tu shtue fisi.

Dikur tu rrudh fisi, tu pakesue shume, nuk te pranonin per njeri te afert, thonin jo, vetem kemi te njejtin mbiemer por nuk jemi fis, jo thjeshte jemi nga i njëjti fshat por nuk kemi asnje lidhje...

Njerëzit nuk po kuptojnë Havzi se ne te gjallët nuk te bëjmë ty ndonjë nder, ti po, ti na ben nder ne, shoqërisë i ben nder, kohes tone i ben nder, na ben me fisnike.

Kam filluar te shoh keto dite shume dashni ndaj teje. Kam filluar te dëgjoj se shume njerëz paskan pas punue qe te vihet busti yt, te behet busti yt, paskan pas kërkuar, propozuar, urdhëruar qe te behej sic u be. Po çuditem te u cudite.

Kjo eshte Havzi me ti hanger kockat e jo vec me ti lepi.

Po me behet tani te dyshoj te vetja ime, a jam unë apo jo, a je ti Havzi apo jo, a jemi ne te dy apo jo qe kemi nise nje bisede te gjate prej kohesh, qe me ke treguar rrëfenja te çuditshme përmes gojës e syve te shokëve tu, përmes dosjeve tua, përmes njerëzve te tu qe kane heqë te zijte e ullirit se ishin njerez te tu, se te kishn fare e fis dhe ua prishe biografinë.

Havzi, ta kam thene ty e njerzve se historia e bustit tënd ka nise nga skulptori Ilmi Hoxha dhe kryetari i Partisë Demokratike Arif Rexhmati shume vite me pare. Ata e kane kete merite te paret dhe cdo pretendent tjeter mashtron.

Angazhimi im me ty ka nise ne vitin 1996 prej nxitjes se deputetit Jemin Gjana, Shaban Memia dhe kryetarit te PD Shefqet Bruka kur me zgjodhën kryetar te Shoqatës Kombëtare Miqte e Havzi Neles ne nje mbledhje te madhe themeluese ne pallatin e kulturës ne Kukes.

Pastaj ndodhi nje stuhi thashethemesh e përgojimesh e përpjekjesh per te marre dikush 10 mije euro për bustin tënd duke bere presione te turpshme te pacipa publike edhe kundër meje edhe kundër mikut tim Flamur Hoxha qe kërkonin te paguante ngaqë ishte biznesmen nga shtresa e te persekutuarve politike.

Shume shoqata, individë, te famshëm e te pafamshem, te shquar e te pashquar mund te kenë ëndërruar ta benin e ta vendosnin bustin tend, tani pasi eshte vendose.

Por bustin tend e vendosi kryetari i Bashkise Kukes, Bashkim Shehu. Vendimin per vendosjen e bustit tend e ka marre me 8 mars 2018, diten qe me ka ofruar e me ka emeruar te punoja keshilltar i tij ne bashki. Askush me pare nuk i ka bere kerkese as me goje as me shkrim, as zyrtarisht as jo zyrtarisht, as miqesisht as armiqesisht kryetarit te bashkise per ty e per bustin tend Havzi.

Ate dite te 8 marsit 2018, kryetari me ka kerkuar te propozoja cfare une mendoja per fushen e artit e te trashegimise per Kukesin.

Te paren gje kam kerkuar derdhjen ne bronx te bustit tend dhe pergjigja e rrufeshme e kryetaritka qene, po, u be. Ia kam treguar historite me bustin tend, i kam treguar se per bustin tend jane kerkuar njehere 35 mije euro, nje here 13 mije e 500 euro, dhe nje here tjeter 10 mije euro, kur busti kishte bere gjithmone 3 mije e 500 euro.

Sa mund te kushtoje busti me pyeti kryetari.

Nuk e di i thashe, pyesim Ilmi Hoxhen. Dhe i kerkova kryetari qe te derdhet busti qe te ka bere Ilmiu. Nuk e zgjati, nuk dyzoi, nuk dyshoi ne asgje Bashkim Shehu vec tha po, do ta bejme, lidhu me skulptorin, me te tjerat merrem vete. Ashtu u be, u mor vete personalisht me gjithcka, pagoi bashkia 3500 euro (tremijeepeseqind) euro (e shkrova edhe me shkrim shsumen 3500 Havzi se del ndokush dhe shton ndonje zero apo ndonje njish para) dhe ja ku je Havzi ne bronz, ne piedestal, pa shtuar askush asnje cent as para 3500 as pas 3500.

Nuk jep vota Havziu, i kam thene kryetarit.

Nuk e bej per vota, mu pergjigj qete ai. Edhe shtepine do t'ia ndertoj jo per vota por qe Kukesit ti mbetet shtepi muze shtepia e poetit Havzi Nela ne Kollovoz pasi jam i bindur se do te jete e vizitueshme, me tha kryetari. E kam bisedue me Dilaman Nela para nje viti a me teper, vijoi ai.

U gezova Havzi qe kryetari e din se ti dhe une nuk prodhojme vota. Ne te dyve na kane vdeke nenat dhe nuk besojme se voton kush tjeter per ne ose per ato qe kerkojme ne. Nenat tona do te na votonin ose ne ose ke tu sugjeronim ne te dy.

Havzi, te jem i ndershem deri ne skaj. Une e di se ty nuk te hyn ne sy asgje, je lart ne piedestal e na sheh si zoti. Ia kam pas propozuar Bashkimit ne fushaten elektorale qe ta premtonte bustin tend. Me tha, jo, nuk do ta premtoj, por do ta realizoj... Havzi, nuk i besova atehere Bashkimit, dyshova tek ai. Por ne diten qe eshte dita e nenave, 8 marsi, une e falenderova qe vendosi te ta beje bustin. Vendosi afate, do ta bejme dhe inagurojme ne qershor bustin dhe ne gusht do te jete gati per inagurim shtepia.

Ketu Havzi shtova dy propozime te tjera, lexoji ne aktin zyrtar qe po e publikoj.

Propozimi tjeter Havzi qe i bera kryetarit dhe ai e miratoi menjehere eshte edhe ndertimi i nje vepre arti qe te perkujtoje masakrat serbe ne Lume ne vjeshte 1913, ku dy fshatra u zhbene, Perbregu e Topojani. U zhbene nga masakrat serbe jo nga trimeria.

Edhe kjo veper do te inagurohet ne tetor Havzi, do te jemi aty ne te dy dhe kane me dale me shkrue se e kane propozue qysh moti pikerisht ate qe vendosem ne te bejme me kryetarin e bashkise, bash si e vendosem ne me 8 mars 2018.

Do te behen edhe disa vepra te tjera arti te vogla per ne me rrenje guri e te medha per historine, vepra te tila qe nuk japin vota por japin fame e vend nderi ne histori per Kukesin.

Pra me 8 mars 2018 jane marre keto vendime historike dhe me 13 mars 2018 ka dale akti zyrtar, Kalendari i aktiviteteve ne kuader te 30 vjetorit te varjes se poetit Havzi Nela dhe Urdheri bashkangjitur nr. 125/1, date 13 mars 2018.

Kete urdher besoj nuk e kane propozuar as ndertuar shoqatkat qe kane fillue tashti me te dashte Havzi pasi u vu busti yt as individet qe u eshte shtue dashnia tani per ty Havzi, as farefisi yt qe te do e qe eshte shtuar shume vec atyre qe jane persekutuar e kane vuajtur linçime per shkakun tend.

Havzi, nuk te jam lepi kurre, nuk kam perfituar asnje cent prej teje e farefisit tend a fansave te tu, nuk kam bere kurre projeklt per ty, nuk kam njohur askend nga fisi yt vec Lavdijes ish gruas tende qe ka 30 vjet qe perpiqet ne menyren e saj qe ti te nderohesh. Dy jave para vendosjes se bustit kam njohur vellain tend Shukriun e dy nipa te tu qe natyrisht krenohen e mburren me ty, qe te kane ndjeke gjithmone.

Jam ndjere ne borxh me ty 22 vjet qe nga viti 1996. Bashkim Shehu me shpetoi nga ky borxh moral dhe i jam shume mirenjohes personalisht. Ka ndertuar nje keshtjelle te pashembshme morali me vendosjen e bustit tend ne Kukes.(fragment nga libri shkrimet e mia per Havzi Nelen - bisede me Havziun)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...