Veliaj censuroi fjalën e aktorit gjatë bashkëbisedimit

Premte, 15 June 2018 20:30

Në protestën e artistëve të kësaj të premteje Bujar Asqeriu ka denoncuar makiavelizmin e pështirë të Erion Veliajt kur ka treguar para të gjithëve se si iu pre fjala në tubimin e organizuar nga kryebashkiaku. Të enjten të gjithë ata që e ndoqën live atë takim vunë re një fenomen të çuditshëm: disave prej aktivistëve të shoqërisë civile iu pre fjala nga kryebashkiaku me pretendimin se ai qe një takim me aktorët dhe me juristët apo arkitektët do të zhvilloheshin konsultime të tjera publike.

Mirë po në fund ndodhi diçka e paparashikuar. Fjalën e kërkoi edhe aktori Bujar Asqeriu që prej kohësh është shndërruar në një tribun të vërtetë dhe videot më fjalimet e të cilit që denoncojnë korrupsionin e politikanëve janë vërë virale në rrjetet sociale.

Me një hipokrizi që i kapërcen të gjitha limitet Veliaj kur takimi po mbaronte i tha Asqeriut që kërkii fjalën: “Më fal Bujar nuk të kisha parë”. Por regjia direkte e komanduar prej tij e preu menjëherë transmetimin sapo Asqeriu e mori fjalën. Në të nëjtën kohë Nevs 24, Ora nevs, ABC Nevs, Report TV, Top Nevs futën automatikisht reklama. Askush nga këto media që u fikën si me telekomandë nuk pati guximin të protestojë më pas që kryeredaktori i tyre real, Lali Eri u preu sinjalin. Por nga fjala e Bujar Asqeriut nuk u dëgjua asgjë.  

Sot aktori ka treguar jo vetëm se si u censurua por edhe se ç’foli në atë takim. Ai përsërit edhe njëhetë se vjedhësit më të mëdhej të këtij vendi janë politikanët dhe se ç’do e keqe vjen nga makutëria e tyre.

Duke e ndjerë veten pjesë e kësaj kaste Veliaj udhëroi t’ia prisnin fjalën. Prandaj me elegancë Asqeriu deklaroi në takimin e kësaj të premteje: “deri në kampoionatin e ardhshëm botëror, nuk kam ndërmen të shoh asnjë ndeshje me një njeri si ai”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...