Kjo është rruga që bëjnë sirianët drejt Malit të Zi

Premte, 15 June 2018 22:27

Muajt e fundit Shqipëria është kthyer në një nga korridoret kryesore të kalimit të emigrantëve nga vendet e treta.

Trendi në rritje i këtyre rasteve bëri që të përflitej edhe ngritja e një kampi refugjatësh në Shqipëri, por deri më tani autoritetet thonë se nuk kanë asnjë kërkesë nga Bashkimi Europian.

Nisur nga kjo situatë policia ka shtuar kontrollet në kufirin e gjelbër.

Kakavija është një nga pikat më të aksesueshme nga emigrantët për shkak edhe të afërsisë me Janinën. Emigrantët kryesisht me kombësi nga Siria, Afganistani, Libia dhe Pakistani afrohen deri pranë kufirit shqiptar me autobusët e linjës dhe më pas fshihen pranë rrjedhës së lumit që përshkon 2 vendet, duke pritur natën për të nisur ngjitjen e malit.

Në vendin e quajtur “Piramida 28 ”, pranë pikës së kalimit kufitar Kakavijë nga janari përllogaritet të kenë kaluar më shumë se 1500 emigrantë të paligjshëm.

Nga qëllimi i emigrantëve ka edhe persona që duan të përfitojnë. Nëse kalojnë kufirin dhe dalin në autostradë, ata priten nga persona që i ofrojnë transport deri në Shkodër, kundrejt shumave që variojnë nga 50 deri në 100 euro.

Pasi kanë përshkuar disa orë në këmbë dhe rreth 400 kilometra me mjetet e trafikantëve, emigrantët duhet të kalojnë një tjetër mal.

Gryka e Shegëve është pika fundore e udhëtimit të emigrantëve të paligjshëm në territorin shqiptar, pasi mbërrijnë këtu, ata kalojnë përmes kufirit të gjelbër në Malin e Zi.

Pasi dalin në Tuz, emigrantët vijojnë rrugën drejt Kroacisë , Sllovenisë dhe më pas synojnë një nga vendet e Bashkimit Europian.

Top Channel intervistoi pak ditë më parë disa prej tyre, të cilët thanë se dëshirojnë t’u bashkohen familjarëve që më parë kanë arritur të emigrojnë në Austri, Itali apo vende të tjera.

Modifikuar më Premte, 15 June 2018 22:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...