Një banesë është tentuar të vidhet gjatë natës në qytetin e Korçës. Persona të paidentifikuar kanë hyrë në një apartament në lagjen 16 të qytetit nëpërmjet baxhos të pallatit.
Sipas të dhënave hajdutët kanë çarë tavanin për të depërtuar brenda banesës. Mësohet se çifti i bashkëshortëve, pronarë të apartamentit ishin emigrantë ne shtetin grek ndërsa dy djemtë e tyre ishin studentë në Strugë.
Kanë qenë pikërisht djemtë ata të cilët kur kanë hyrë në banesë kanë zbuluar se ajo ishte dhunuar dhe sinjalizuan policinë. Kjo e fundit ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes por nuk ka mundur të bjerë në gjurmë të hajdutëve.
Mësohet se djemtë nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë nëse brenda banesës mungonte diçka ndaj pritet mbërritja e prindërve.